osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, bie mocioni për rrëzimin e qeverisë

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, bie mocioni për rrëzimin e qeverisë

Megjithëse tash e disa muaj po kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, LDK-ja e Vetëvendosja nuk do të iniciojnë mocion për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.

Dy subjektet e mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk planifikojnë të iniciojnë ngritjen e një mocioni për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, pavarësisht se tash e disa muaj po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në LDK thonë se në tryezat e partive duhet të arrihet pajtimi që të caktohet data e zgjedhjeve pasi ndërkohë të jenë kryer disa çështje tjera me rëndësi nacionale për Kosovën.

Kurse në Vetëvendosje thonë se kjo parti nuk mundet e vetme ta rrëzojë Qeverinë, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se kërkesat për zgjedhje nuk janë të sinqerta dhe as serioze.

Ndërsa njohësit e çështjeve politike në vend thonë se aktualisht opozita nuk i ka votat për rrëzimin e Qeverisë dhe se nuk do të ketë mocion pa u siguruar votat e nevojshme.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë për “Zërin” se ideja e kësaj partie ka qenë që në tryezat e partive të arrihet pajtimi për disa tema të rëndësishme, duke përfshirë edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.