Policia ka arrestuar tashmë shqiptarin që një ditë mëparë vrau me thikë gruan e tij në sy të djalit 17 vjeçar. Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga u vu shqiptari Xhevdet Mehmeti.
Krimi makabër ka ndodhur në banesën e çiftit, në Piacenza të Italisë, ndërsa siç raportojnë mediat italiane, burri e ka qëlluar tre herë në fyt gruan e tij 52-vjeçare.
Trupi i pajetë i Elsa Tereziut u gjet i shtrirë në dyshemenë e kuzhinës. Ndërsa djali 17-vjeçar kërkoi ndihmë, Mehmeti u arratis nga shtëpia në këmbë.
Por, menjëherë pas kësaj, ai iu dorëzua karabinierëve që e arrestuan atë me akuzën për vrasje vullnetare, sipas asaj që raportoi Corriere della Sera. Dëshmia e djalit të vogël të çiftit do të jetë vendimtar në rindërtimin e krimit./Panorama