Të enjten në mbrëmje ka ardhur një buzëqeshje e vogël për Cristiano Ronaldo-n, i cili mori pjesë në golin vendimtar të Garnacho në fitoren e Manchester United ndaj Real Socieda.
Një fitore, gjithsesi, ‘e padobishme’ për Djajtë e Kuq, të cilët mbeten pas spanjollëve në grupin e Europa League dhe do të duhet të kalojnë në play-off në shkurt ndaj skuadrave që kanë dalë tretat në fazën me grupe të Champions League.
Shortin i së hënës mund ta vërë United përballë një kundërshtari të vështirë. Ndërkohë, portugezi vazhdon të jetë larg momenteve të tija më të mira dhe tashmë duket se e ka nisur në rrugën e perëndimit.
Vetëm tre gola dhe dy asist në 15 paraqitje të sezonit, sinqerisht shifra zhgënjyese që ndikohen edhe nga aktivizimi i tij me pikatore në këtë pjesë të parë të sezonit, që mund të sjellë një lamtumirë, ndoshta që në janar.
Mendes po punon për të gjetur një akomodim të ri për asin portugez, i cili megjithatë duket se nuk ka kërkesa nga klubeve të një niveli të caktuar. Dhe me të vërtetë një ‘refuzim’ i ri mjaft i zjarrtë ka ardhur për të.
Një refuzim që mban firmën e Rodolfo Landim, president i Flamengo-s, me të cilin është përfolur së fundmi CR7. Në një podcast brazilian, ‘Papo Reto’ mohoi zërat e merkatos:
“Nuk e di nga erdhi ky lajm, por ka vërtet shumë imagjinatë, – shpjegoi ai. – Para së gjithash, do të pyesja këdo që e raportoi këtë: të blej Ronaldo-n për çfarë arsye? Me ne ai do të mbetej në stol. Është e vështirë për mua të mendoj në këtë moment për të zëvendësuar Pedro-n apo Gabigol-in.
“Dhe nëse do ta blinim atë si lojtar stoli, do të flisnim për një lojtar që do ta kalonte shumë vlerën e skuadrës së Flamengo-s. Nuk ka asnjë mundësi që ne të marrim vendime që të mos jenë të arsyeshme”.
Në të njëjtën, Landim ka mohuar kategorikisht edhe blerja e mundshme të Neymar: “Nuk do të mund t’i ofroja një shifër afër asaj që fiton aktualisht”.