sh-finalistja më e komentuar ndër vite e “Big Brother” ka qenë “Miss Albania” Xhensila Pere, e cila bëri bujë jo vetëm për natyrën e saj të çlirët, por edhe për historinë e dashurisë me rivalin, Fatjon Hysenbelliu.
Mirëpo, edhe pas përfundimit të “Big Brother”, Xhensila gjithmonë është komentuar në rrjetet sociale dhe shpesh herë bën bujë me deklaratat e saj.
Por, mbrëmjen e sotme, ajo është tronditur kur është kthyer, pasi nuk u ka besuar syve nga ajo që ka lexuar në murin e shtëpisë së saj.
Dikush ka shkruar me graffiti:
Të lutem, bëhu e imja. G.B” Duke mos e kuptuar se kush është personi në fjalë dhe e tronditur nga kjo, Xhensila ka postuar pamjet në Instagram.
Bashkëngjitur videos, ajo shkruan: Kush është ky G more?”