Në Tiranë ka nisur dje dhe vijon edhe sot ministeriali BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme. Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së, 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor po diskutojnë për çështje që lidhen me sigurinë dhe luftën kundër korrupsionit si dhe migracioni.
Të pranishëm takimin e ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë, janë edhe komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson dhe komisioneri për drejtësi, Didier Reynders. Sipas njoftimeve, mësohet se pjesë e ttemës së diskutimeve është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me ndjekjen penale në këtë fushë. Në takime kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Europol, Frontex dhe Agjencisë së BE-së për Azilin.
Punimet e ministerialit do të jenë me dyer të mbyllura, por në përfundim të tij, sot rreth orës 17:30 do të zhvillohet një Konferencë për Media e Komisioneres së BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, ministrit të Brendshëm të Çekisë, Vit Rakusan si dhe ministrit të Brendshëm të Shqipëri, Bledi Çuçi.
Ndërkohë në ministerial janë prezent gjithashtu edhe ministrat e Brendshëm të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bonjë Hercegovinës, përfaqësues të lartë të EUROPOL, FRONTEX, Koordinatori Antiterrorizëm në BE si dhe përfaqësues të Suedisë dhe Spanjës.