Armando Broja po vazhdon me përpjekjet për ta realizuar ëndrrën e tij që të bëhet një futbollist protagonist te Chelsea përkundër konkurrencës së fortë që e ka në fazën e sulmit sidomos nga Aubameyang, Havertz dhe Sterling.
Por, sulmuesi shqiptar po e pret çdo shans për ta fituar besimin e trajnerit Graham Potter.
22-vjeçari i Kombëtares shqiptare ishte i huazuar për një vit te Southampton ku pati paraqitje fantastike, me të cilat e detyroi Chelsean ta kthej në skuadër dhe të mos e shes kartonin e tij për asnjë çmim te shumë klube të mëdha që kishin shprehur interesim për Brojën.
Madje, klubi londinez kishte vendosur t’ia ofrojë një pagë mjaft të mirë Brojës. Sipas “Forbes” dhe “Business Insight”, Broja i përfiton rreth 1.5 milion euro neto në sezon nga Chelsea.