E moshuara që u dhunua brenda qendrës së të moshuarve në Pejë, është nëna e tre fëmijëve.
Një vajzë dhe dy djem.
Siç mësohet nga raportimet në media një prej tyre është dhe Taulant Nura, dëshmor i Kosovës i cili është vrarë në moshën 17-vjeçare.
Fotoja që shihni më sipër është një ndër të rrallat që familja ka mundur të shpëtojë, ndërsa banesa e tyre bashkë me kujtimet e u dogjën gjatë luftës.
Sipas informacioneve mësohet se trupi i dëshmorit 17-vjeçar ishte ndarë në dy pjesë, dhe u varros një pjesë në Kosovë dhe një pjesë në Serbi.