osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Kurrë nuk do e votoja ligjin e hapjes së dosjeve”! Akuzohet se ka marrë më qafë dy njerëz duke i spiunuar, Saliu trillon histori nga më qesharaket

“Kurrë nuk do e votoja ligjin e hapjes së dosjeve”! Akuzohet se ka marrë më qafë dy njerëz duke i spiunuar, Saliu  trillon histori nga më qesharaket

Sali Berisha e ka cilësuar si gjueti shtrigash ligjin për hapjen e dosjeve. I pyetur nëse ky ligj është bërë për të hequr Ilir Metën nga politika, Berisha theksoi se ai ligj nuk duhej votuar.

“Është gjah shtrigash. Në njeri i qytetëruar nuk e voton kurrë një ligj të tillë, gjuetar shtrigash. Nuk është ligj ky për hapjen e dosjeve por për gjueti shtrigash” tha ai.

Berisha ka theksuar se ai vetë nuk ka frikë nga hapja e dosjeve, ndërsa ka komentuar edhe dy raste që ai akuzohet si “spiun”

“Kurrë në asnjë rast dhe asnjë rrethanë. Ajo që ka shpifur Edi Rama ka qenë një zonjë e ndjerë. Dhe ka ndodhur kështu. Kam qenë me dy dëshmitarë, Blendi Fevziu dhe Sokol Nakon. Doktoresha e ndjerë më thotë, do më gjesh një televizion dhe tu them kush je ti.

Isha kryeministër në atë kohë. Marr vesh sikur unë që e paskam transferuar në një vend tjetër. Unë nuk kisha fuqi dhe funksion drejtues. Largimi bëhej me vendime eprore. Ajo ishte 6 vite para meje. Dhe nuk kishim asnjë lloj rivaliteti.

Një rast tjetër. Më çon mesazh dikush me emrin Hysen Shoshori. Më thotë që babën tim e kanë stisur. Por me këtë njeri nuk e kam takuar kurrë, dhe nuk e njoh fare” tha Berisha.

Hysen Shoshori: Në ’75-ën Berisha më tha: “të varet në litar”

“Njeriu që ka ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha”. Ky është vetëm një pasazh i shkëputur nga dëshmia rrënqethëse të dënuarit politik, Hysen Shoshori, e transmetuar për herë të parë me pamje video gjatë emisionit investigativ “Xhungël” në News 24.

I cilësuar si antikomunisti më i vendosur në gjithë vendet e lindjes, Shoshori për 13 vite me radhë shtypi dhe shpërndau i vetëm plot 41100 trakte ku bëhej thirrje për rrëzimin e rregjimit komunist të Enver Hoxhës.

I arrestuar gjatë operacionit të Sigurimit të Shtetit, të koduar me emrin “Kafka”, Hysen Shoshori, iu nënshtrua një hetimi special për më shumë se gjashtë muaj duke u mbyllur disa herë i gjallë në një arkivol nga hetuesit e sigurimit.

Rrëfimi tronditës i Hysen Shoshorit është një dëshmi e qartë se si transformoheshin intelektualët gjatë rregjimit komunist dhe njëkohësisht është një akuzë e drejtpërdrejtë për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, i cili për 30 vite me radhë ka luajtuar fortë me kartën e antikomunistit.

Më poshtë po botojmë intervistën e publikuar në emisionin “Xhungël”, të realizuar me Hysen Shoshorin nga bashkëvuajtësi i tij i burgut, Skënder Tufa në vitin 2002.

Cili ishte motivi që ju shtyu t’i kundërviheshit regjimit duke vendosur trakte?

Ishte cënimi i pronës private, që për mua ishte shumë e shenjtë. Sepse ishte e lidhur me dinjitetin tim dhe me qenien time. Ishte arsyeja kryesore që më detyroi të bëj këtë veprim, duke iu përgjigjur në këtë formë. Ajo pronë e vogël ishte për mua atdheu im, të cilin ma mohuan.

Z. Hysen, çfarë përmbajtje kishin traktet tuaja dhe, a kishin ndonjë shenjë dalluese ato?

Ky aktiviteti im zgjati 13 vite, nga viti 1961 deri në vitin 1974, për këtë periudhë janë dokumentuar nga organet e Sigurimit të Shtetit, që më vonë më detyruan në gjyq, duke përfshirë dhe nëntë copët e fundit të trakteve që më kapën. Në momentin e arrestimit, traktet plotësonin shifrën e përgjithshme, 41100 copë. Ishte një kohë e përzier me urrejtje, e cila më shtyu që ta shpreh atë me ngjitjen e parullave, nga e cila ndjeva një farë sadisfaksioni personal edhe për shumë viktima të tjera, duke i bërë thirrje asaj pjese të pastër të popullit shqiptar për një luftë kundër partisë shtet, sundimtarëve e kriminelëve të pashoq në historinë botërore, që ashtu si mbi mua po shkelnin mbi dinjitetin e njerëzve të ndershëm. Tekstet kanë qenë të shumëllojshëm, por përmbajtja ka qenë e njëjtë dhe qëllimi im kishte një pikësynim, mbrojtjen e dinjitetit dhe të ndershmërisë.

Nga dallonin traktet tuaja nga ato që mund të kenë hedhur persona të tjerë?

Traktatet e mia kishin një shenjë në fund të tyre, që ishte një kafkë njeriu, e cila personifikonte sistemin shoqëror dhe për sebep të kësaj shenje, operacioni i kapjes sime, që zgjati 13 vjet, u quajt “Kafka”.

Frika që dominonte te të gjithë nuk i linte ta lexonin deri në fund traktin. Shumë nga këto që i kishin lexuar traktet e mia për mungesë vigjilence përfunduan nëpër burgje dhe më akuzonin mua për fatkeqësinë e tyre. Ndërsa në arenën ndërkombëtare, në ato pak mundësi që kishin për informacionin, unë personalisht kam dëgjuar më 1962 te Radio Moska që të thuhet “filloi edhe në Tiranë të shkrihet akulli”. Për gjithë periudhën 13 vjeçare, aktiviteti im, është komentuar në disa radio të huaja në gjuhën shqipe.

Çfarë ndikimi kishin traktet në publik?

Atëherë e kuptova se puna ime e drejtë kishte qëlluar në shenjë, prandaj i thashë vetes, “puno më shumë mor Cen se e vërteta sa do që të mbulohet, të shpon sytë”. Duke filluar nga viti 1962, Tirana zyrtare rriti vigjilencën në survejim, ku u manifestua në tre pika kryesore: duke shfrytëzuar pemët e rrugëve të Tiranës, duke u marrë shumë qytetarëve në dispozicion dhomat që kishin sheshpamje si dhe në muret rrethuese të oborreve të shtëpive u hoqën një tullë për vrojtim. Aty survejoheshin nga brenda mureve njerëz të popullit.

Çfarë strategjie keni ndjekur për të mos u kapur nga Sigurimi i Shtetit?

Kam pas ndjek një strategji të tillë, nuk i vendosja traktet dy herë në një vend. I kontrolloja nga larg, por herën e fundit i kishin hequr shumë shpejt. Vrojtova me inat, i vendosa përsëri ku i kisha vendosur. Kjo më kushtoi shumë shtrenjtë. Ishte gusht i vitit 1974, kur sapo e vendosa fletushkën e fundit papritur më janë hedhur dhjetëra vetë që me sa duket më ndiqnin dhe me godasin. Më rrëzojnë përtokë duke më hipur në kurriz. Të eksituar aq shumë nga gëzimi dhe urrejtja që kishin për mua, qëllonin edhe njëri-tjetrin, duke kujtuar se isha unë.

Çfarë ndodhi me ju më pas?

Nuk e di sa çfarë ka ndodhur më tej, vetëm se e kam parë veten të lidhur në bodrumet e Ministrisë së Brendëshme, ku mes shumë të tjerëve më vizitoi edhe Kadri Hazbiu, i cili më pyeti “ti je shpërndarësi, apo organizatori”? Unë i përgjigjem, se “jam dhe shpërndarësi dhe organizatori” dhe fill pas këtij detaji dëgjoj një zë që thotë “duhet çuar në spital, mbaj përgjegjësi për jetën e tij”.

Në 6 muaj kam provuar torturat nga më çnjerëzoret, që nuk dua t’i përmend. Por po sjell vetëm një fakt. Më kishin vënë disa herë të mbyllur në arkivol.

Si u zhvillua gjyqi dhe ai i mbani mend dëshmitarët?

Unë në atë sallë gjyqi, të mbushur me popull, fiksova një fytyrë që m’u ngulit në mendjen time. Po priste mes këtij populli duke thënë “ky njeri që është marrë me këto trakte të varet në litar”, dhe në këtë moment nxori një trakt duke ia tundur kryegjykatësit.

Çfarë bëri ky dëshmitar nëse ju kujtohet?

Ky njeri që priste pranë këtij populli, nxori traktin nga xhepi dhe duke iu drejtuar kryetarit të gjykatës, “të varet në litar, që u mor me këto”, duke e tundur para popullit dhe sytë e kryetarit të gjykatës. Më habiti se viti që po u gjykoja ishte viti 1975. Kurse trakti që ky e kishte hequr mënjanë, dhe unë mendoja se mund ta kishte gjetur kur e kisha vendosur në fakultetin mjekësor, mund ta kishte gjetur vite më përpara se sa viti që po gjykohesha.

I kujt viti ishte trakti?

Ky trakt, duhet të ishte i vitit 1962, sepse m’u kujtua koha që e kisha vendosur na fakultetin mjekësor. Tha “dëgjo, populli kërkon varje në litar, por prapë se prapë partia do të mendojë për ty”.

Çfarë dënimi iu dha gjykata?

Me vdekje.

Më vonë si ndodhi që nuk u ekzekutuat?

Pas 47 ditëve që prisja ekzekutimin më erdhi falja. Më lanë 25 vite burg. Nga këto unë bëra vetëm 17 vite burgim, pasi më 17 mars 1991 u lirova.

Po kush ishte ky njeri që dëshmoi kundër jush?

Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.

A jeni i sigurtë z.Hysen?

M’u kujtua që ky emër, ishte i asaj fizionomie që thoshte për mua “të varet në litar”.

Unë mund t’ju them që asnjëherë nuk mund të harrohet bisha që të kafshon.

by TaboolaSponsored Links