Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik. Një makinë tip autoveturë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në një servis makinash, pasi ka shkatërruar portën e servilit.
Mjeti është përplasur me derën kryesore të servilit dhe murin rrethues, të cilat janë shembur duke i marrë jetën në vend drejtuesit të makinës. Më pas, makina është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht, së bashku me trupin e viktimës, që ndodhej brenda.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar viktimën dhe zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.