Këtë të martë u dhanë disa nga verdiktet përfundimtare të grupeve të Champions League, teksa “Puzzle” përfundimtar do plotësohet nesër.
Në grupin A, supersfida mes Liverpool dhe Napolit në Anfield përfundoi 2-0. Italianët kanë bërë ndeshje mjaft cilësore dhe e shohin veten në vendin e parë. Sa i përket The Reds, ekipi i Klopp duhet të kënaqet me vendin e dytë.
Në grupin C, Bayern Munchen fiton 2-0 ndja Interit në Gjermani ndeshjen e cila nuk kishte rëndësi të madhe, pasi të dyja skuadrat ishin kualifikuar një javë më parë. Golat e ekipit të Nagelsmann erdhën nga Pavard dhe Moting. Titullar për zikaltërit ishte edhe Kristjan Asllani që dhuroi një assist për Acerbin në fillimin e pjesës së dytë, por goli i mbrojtësi u anulua për pozicion të parregullt.
Barcelona është shfryrë ndaj Plzen, pas eliminimit nga Champions League. Katalanasit që tashmë duhet të luajnë në Europa League, ia dolën të triumfojnë 2-4 në Çeki, edhe pse Xavi kishte zgjedhur të bënte rotacion.
Grupi D kishte shumë për të diskutuar për shkak të afërsisë së madhe të skuadrave me pikët. Të gjitha llogaritë ishin të hapura, sonte u dhanë verdiktet finale. Gjermanët e Frankfurt morën 3 pikë ndaj Sporting (1-2) dhe dalin si vend i dytë. Fitorja 1-2 Tottenham në Francë ndaj Marseille bën që Spurs të jenë ata që do shkojnë në 1/16 si kokë grupi.