Sali Berisha thotë se do të përdoret çdo mënyrë që shqiptarëve t’u ofrohet garanci që të votojnë të lirë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Berisha u shpreh se beteja ndaj qeverisë së kyeministrit Rama ka filluar dhe do të vijojë.
Sipas tij, do bëhet gjithçka që qytetarët të votojnë të lirë.
“Të besosh se Edi Ram është i vendosur të respektojë votën, është absolutisht si të besosh rrethin katror. Kurrë Edi Rama nuk e pranon votën. Po nuk votove nuk ka shtet ligjor, nuk ka drejtësi. Mos të mendojë kush se unë kam iluzione që ai do bëjë votime. Nëse ai vazhdon në këtë mënyrë, edhe ne do i përgjigjemi në të gjitha mënyrat. Çdo mënyrë.
Të kisha qenë në vendin e Lul Bashës, mbi tokë vendin nuk ia lija më 27 prill. Do votojmë ne. Do bëhet çdo gjë që shqiptarët të votojnë. Beteja ka filluar, do vazhdojë vazhdimisht.”
Teksa është pyetur nëse po krijon padashur perceptimin se kryeministri Edi Rama është “i pathyeshëm” Saliu deliron në publik
“Rama këputet në mes”, u shpreh Berisha duke e përsëritur disa herë, arroganca e Ramës po e çon atë drejt përballjes me opozitën, e cila “do e këpusë në mes si plep i kalbur”.
Pjesë nga intervista:
Berisha: Beteja ka filluar, do vazhdojë.
Erla Mehilli: E akuzuat Ramën për të gjithë këto bëma… Mos krijoni perceptimin që Rama është i pathyeshëm…
Berisha: Rama kputet në mes! Po të them unë ty, Rama këputet në mes. Po shkel çdo parim. Rama këputet në mes si plep i kalbur. Opozita do e këpusë. Ka një kufi në çdo gjë. Do të përballemi, përballemi, s’jemi ne që e ftojmë.