Kristjan Asllani më në fund mund të shijojë ndeshjen e tij të parë si titullar në Ligën e Kampionëve. Ai rast i humbur kundër Barcelonës rëndoi shumë mbi të, por tashmë ai moment i përket së shkuarës.
Inzagi pritet t’i besojë nga minuta e parë kundër Bajernit dhe këtë e konfirmon vetë ai në konferencën për shtyp përpara ndeshjes.
“Është një moment (rasti i humbur me Barcelonën) që ai e ka lënë pas vetes. Asllani po rritet shumë. Çalhanoglu po bën mirë si një ‘playmaker’ në thellësi, por sot mund të jetë ndeshja e duhur për Asllanin. Qoftë si një shkatërrues, ashtu edhe si një ‘playmaker‘ në thellësi“, ka deklaruar Simone Inzagi.