Sot luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Champions League. UEFA i ka besuar rolin e vëzhguesit Sokol Jarecit mbrëmjen e së martës.
Leverkuseni pret Brugge-n në shtëpi, në një sfidë që do të arbitrohet nga trupa italiane e prirë nga Maurizio Mariani. Performanca e tyre në ndarjen e drejtësisë do të vlerësohet nga Sokol Jareci, i cili është graduar nga UEFA në rolin e vëzhguesit të arbitrave.
Ndërkohë në UEFA Youth League do të jetë në krye të detyrës një trupë shqiptare gjyqtarësh. Visar Kastrati do i fryjë bilbilit në përballjen mes Viktoria Plzen-it dhe Barcelonës. Në rolin e anësorit do të jenë Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri. Një femër shqiptare do të jetë kështu e pranishmë pranë vijave kufizuese për të vendosur drejtësinë në Europë.