“Të rrijë në zyrë si burrë si ndejti Sali Berisha në 21 janar.”
Kështu thotë Edi Paloka për protestën që kanë lajmëruar në 12 nëntor. Dhe e ka fjalën për Kryeministrin Rama.
Gjithmonë e kam pyetur veten përse ju desh 21 Janari, Saliut. Se në asnjë përllogaritje, sado diabolike, nuk më rezultonte e nevojshme tragjedia që ndodhi.
Mesa duket paska qenë kjo. Paska dashur të testojë burrërinë.
Në mish të gjallë. Katër herë rresht brenda pak minutash.
Diten për diell,në sheh të hapur, madje në sheshin me të hapur në Shqipëri, në Bulevard.
Pra ata të katërt i nisën buzëplasur në botën e përtejme që Saliu të merrte kënaqësinë e të ndjerit burrë.
Saliu pra qenka burrë.
Ka (të paktën) 4 arkivolë dëshmitarë.
Zhgënjehu zoti Paloka.
Edi Rama nuk është “burrë” si Saliu.
Është “frikacak” si gjithë kryeministrat e tjerë europianë.
Nga Ilir Metaj /Deputet i PS