Kryeministri Edi Rama tha se ajo që është zbuluar deri tani për paratë ruse në politikën shqiptare është vetëm maja e ajsbergut.
Akuzat e opozitës në drejtim të tij, ai i cilësoi si jo të rastësishme.
“Kjo nuk është interes i vogël pushteti apo paraje. Kjo është influencë e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne e kemi ngritur këtë problem, na thanë se janë shpifje të Edi Ramës dhe Sorosit. Mirëpo na doli në raportin e CIA-s.”, tha Rama nga Erseka gjatë një takimi me fermerë.
Rama gjithashtu tha se disa media janë financuar nga partitë e rublave, pra nga PD, siç e cilëson kreu i qeverisë.
“Influenca e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne e kemi ngritur problemin e financimeve ruse në PD na thanë janë shpifje, po dolën. Dhe ta dini që është vetëm maja e Ajsbergut. Ajo është një aleancë rublash të cilat u bëjnë pasqyrë disa media që bëjnë deklarata nga banalet. Ikën 700 mijë shqiptare dhe si fakt pa pikë turpi nxjerrin lejet e qëndrimit. Duke e ditur mirë që nuk përkojnë me vitet. Po, kujt t’ia thuash. Gjithsesi ju uroj suksese në punën tuaj.”, tha Rama.