osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish-zyrtari i PPSH: Sali Berisha ka bashkëpunuar deri vonë me Ramiz Alinë, shumica e dosjeve të ish-Sigurimit ndodhen jashtë vendit

Ish-zyrtari i PPSH: Sali Berisha ka bashkëpunuar deri vonë me Ramiz Alinë, shumica e dosjeve të ish-Sigurimit ndodhen jashtë vendit

Ish-shefi i Sektorit të Edukimit në Komitetin Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka lëshuar kritika të forta në adresë të klasës politike si ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin thotë se ka qenë një komunist i thekur e i çeliktë, që papritur si hipokrit që është, u shndërrua në anti-komunist.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, të mbushur me detaje të forta dhe të padëgjuara më parë, zoti Xhafa thekson se ka fakte që Sali Berisha ka qenë komunist, ndërkohë që lë të nënkuptohet se kreu i “Foltores”, gjithashtu ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe agjent i disa shërbimeve të huaja. Duke komentuar debatin për ish-presidentin, ish-funksionari i lartë i PPSH theksoi se ka ardhur koha që Ilir Meta të tregojë ka qenë apo jo spiun.

Sipas tij, komisionet “Mezini” dhe “Bezhani” kanë manipuluar dosjet e ish-Sigurimit me urdhër të Sali Berishës. Madje, ai bën me dije se shumica e dosjeve origjinale të ish-Sigurimit ndodhjen jashtë shtetit. Ndërkohë, ish-shefi i Sektorit të Edukimit në Komitetin Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa zbulon se Partia Demokratike u krijua me urdhër të Ramiz Alisë, teksa shtoi se Sali Berisha ka bashkëpunuar deri vonë me ish-presidentin Alia.

Nga ana tjetër, ish-funksionari i Partisë Komuniste Muharrem Xhafa, në intervistën e tij për gazetën “Sot”, ka rrëfyer detaje nga rrëzimi i pushtetit komunist rreth 3 dekada më parë. Sipas tij, rrëzimi i bustit dhe sistemit ishte një tradhti e Ramiz Alisë ndaj partisë. Po ashtu, zoti Xhafa ka treguar se Berisha ishte i porositur prej ish-presidentit Alia në të gjitha zhvillimet që ndodhën si me protestën e studentëve, ashtu dhe me rrëzimin bustit dhe sistemit.

Megjithatë, Xhafa ka reaguar ashpër edhe ndaj kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Çelo Hoxha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj sa i takon nismës së dekomunistizimit në Shqipëri, përmes së cilës synohet të zhduket gjithçka nga komunizmi, duke filluar nga emërimet, te fotografitë, pikturat, letërsia, filmat deri te këngët e lapidarët. Ish-funksionari i lartë i PPSH, e cilëson nismën e PD dhe kreut të ISKK, Çelo Hoxhës për heqjen e simboleve të komunizmi si provokim horrash që synon të përbaltë LANÇ dhe zhbëjë historinë e Shqipërisë.

-Zoti Xhafa, Kuvendi i ka hapur rrugë verifikimit të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit të njohur si spiunë, që janë ende pjesë e politikës dhe administratës publike. Si ju duket ky vendim?

Zotri, nuk ka shtet në botë pa organet e tij të inteligjencës! Socializmi kishte organet e Sigurimit të Shtetit, SHBA-ja kishte dhe ka CIA-n, ish Bashkimi Sovjetik kishte KGB-në, ish Jugosllavia kishte UDB-në, Anglia kishte dhe ka Intelegjenc Servisin e kështu me radhë, kurse shteti borgjez shqiptar ka SHIK-un! Sa di unë, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit si rregull nuk ishin as pjesë e Kuvendit Popullor, as pjesë e administratës publike të vendit. Bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit kishin detyrat e tyre dhe bënin një punë shumë fisnike në shërbim të vendit e të shtetit socialist.

Ai që ka shkelur ligjet e kohës dhe Platformën e Sigurimit të Shtetit, ai le të përgjigjet, por jo të përgjigjet pse ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit! Fakti që vendosja e kapitalizmit në Shqipëri ka shkatërruar çdo gjë socialiste (vetëm ndërmarrje ekonomike janë mbi 500), kjo do të ndodhte edhe me organet e Sigurimit! Shteti i sotëm borgjez do të peshkojë dhe do të veprojë edhe për bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Duke pas qenë njerëz në shërbim të shtetit të një regjimi shtetëror tjetër, ata nuk mund të jenë pjesë e politikës dhe e administratës publike të një vendi kapitalist! Po nuk duhet harruar se SHIK-u e partitë e borgjezisë i kanë bërë ata pjesë të tyre. Se ujku “ndërron qimen jo zanatin”!

-Kryesisht në filtra do jenë edhe figurat që kanë marrëcertifikata pastërtie nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”. Çfarë dini ju për këta komisione dhe ka zëra se ata kanëmanipuluar dosjet duke nxjerrë të pastër individë që ka dashur Sali Berisha, pasi komisionet në fjalë kanë qenë nën thundrën e tij?

Unë nuk di të flas për punën e këtyre komisioneve, sepse ato komisione nuk kanë vepruar në socializëm, po fakti që komisionet “Bezhani” dhe “Mezini” kanë manipuluar me dosjet, pra i janë nënshtruar politikës e interesave të Berishës dhe nuk kanë respektuar pavarësinë e dhënë me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë, si dhe fakti që ato komisione kanë qenë besnikërisht nën thundrën e Berishës, duke seleksionuar me urdhër funksionarët e tij, bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, doemos që në filtër do të kalojnë edhe ata që kanë marrë certifikatë pastërtie në injorim e në kundërshtim me të vërtetën. Ca më keq që kanë fshehur të vërtetën për interesat e tyre, sepse ata e kanë ditur të vërtetën. Rendësi ka që verifikimi të jetë i ndershëm, si për ata njerëz që janë të pozitës, edhe për ata njerëz që i përkasin opozitës.

-Një ndër politikanët që detyroi Kuvendin e Shqipërisë të hidhte këtë hapëështë Ilir Metaj, sot kryetari i Partisë së Lirisë, që deri dje ka pasur postet më të larta publike si Kryeministër, Kryetar i Kuvendit apo President. Për këtë të fundit Autoriteti i Dosjeve u vu në lëvizje, pas nje emaili që ai ka spiunuar shokët në fund të viteve ’80. Ju i besoni këto aludime për Metën. A ka qenë ai një spiun i ish-Sigurimit?

Zotri, unë para pak javësh kam bërë një shkrim të gjatë në gazetën tuaj dhe kam thënë se nuk di gjë nëse ka qenë ose jo Ilir Meta informator i Sigurimit të Shtetit apo spiun i tij, siç i thonë sot, i Sigurimit të Shtetit! Iliri e di të vërtetën dhe duhet ta thotë vetë, siç kanë bërë të tjerë para tij dhe sot janë qytetarë të nderuar në profesionet e tyre. Iliri nuk duhet t’ia lërë “topin” Autoritetit të Dosjeve, se kjo do të jetë më keq për vetë Ilir Metën.

Po nëse Autoriteti i Dosjeve është vënë në lëvizje nga një email-i që thotë se Ilir Meta ka spiunuar shokët, kjo është shumë keq për Autoritetin e Dosjeve, mbasi dëshmon se Autoriteti i Dosjeve nuk di se ç’kanë brenda dosjet! Në qoftë se kjo është bërë vetëm për Ilir Metën, si njëri ndër politikanët më kryesorë të vendit, mua më ngjan si një hakmarrje kundër tij, tjetër që jam i prirur të them se nuk është kështu! Sepse Kuvendin nuk mund ta detyrojë një rast i vetëm të hedhë hapin që ju përmendni.

Ju thoni, a i besoni këto aludime? Miku im, me aludime nuk ecet përpara! Kuvendi duhet t’i provojë aludimet. Nëse aludimet provohen, ato nuk janë më aludime, por fakte. Janë faktet jo aludimet ato që e vënë Ilir Metën e cilindo tjetër me “shpatulla për muri”! Por rregullat e lojës duhet të jenë njësoj si për Ilir Metën, edhe për Sali Berishën a Edi Ramën, për cilindo!

-Po Sali Berisha ka qenëbashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit? Keni dijeni? Berisha sot është nje ndër antikomunistët më të egër, ndonëse thuhet se ai ka qenë Sekretar i Partisë së Punës. Keni një koment dhe çfarë dini ju për Berishën?

Përfolur është që ka qenë jo vetëm bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, por edhe i disa shërbimeve të tjera, si : jugosllave, franceze, ruse etj., po unë nuk kam dijeni konkrete, se po të kisha pasur dijeni konkrete, përse duhet të prisja 32 vjet për ta denoncuar? Për më tepër për interes të kujt ka punuar! Autoriteti i Dosjeve prandaj është ngritur, ai le të flasë.

Autoriteti i Dosjeve e di se ku janë dosjet dhe le t’i kërkojë! Saliu e çdo kush tjetër duhet të dijë se dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nuk i ka vetëm Autoriteti i Dosjeve, po i kanë edhe disa vende të tjera të botës, sigurisht të fuqishëm! Sali Berishës ia do interesi të hiqet si antikomunisti më i egër i vendit, po ai, si sekretar i Partisë së Punës që ka qenë, e di shumë mirë se komunistët antikomunistë janë nga njerëzit më të pafytyrë që ka njohur historia! Ai nuk duhet të harrojë se PD-ja është krijuar me lejen e Ramiz Alisë, të cilin Berisha i uronte në televizor për jetë të gjatë! Rigels i nderuar, në këtë botë lahen të gjitha!

-Thuhet se shumë dosje të ish-Sigurimit janë manipuluar nga Sali Berisha. Megjithatë ka zëra se dosjet origjinale janë dhe madje ato kanërënë edhe në duart e agjenturave të huaja. Keni një koment mbi këto pretendime?

Që shumë dosje të ish Sigurimit të Shtetit janë manipuluar nga Berisha ose jo, për këtë duhet të flasë vetë zoti Berisha si ish President e ish Kryeministër i vendit, sepse ai e di të vërtetën për ato që përfliten rreth tij! Për zërat që dosjet origjinale janë dhe kanë rënë në dorë të agjenturave të huaja, fola më lart, po edhe këtë Saliu e di shumë mirë, madje jo vetëm zoti Sali! Këtu dua të shtoj një thënie të popullit tonë: rrena i ka këmbët të shkurtra”! Nëse do të vërtetohen ato që fliten për Berishën, ky nuk do të gjejë vrimë ku të futet, aq të mëdha janë gjynahet e tij, për ndryshe ka të drejtë të kërkojë hesap!

-Ju keni mbajtur poste të rëndësishme në regjimin e kaluar komunist. Ka shumë kuriozitet nga të gjithë, kështu që më lejoni t’ju pyes si rekrutoheshin asokohe spiunët nga ish-Sigurimi?

Në sistemin e kaluar socialist unë kam mbajtur poste të ndryshme, që dihen, po nuk kam punuar asnjëherë në organet e Sigurimit të Shtetit, që të them konkretisht se si rekrutoheshin asokohe bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Për këtë duhet të pyesni ndonjë specialist të organeve të Sigurimit të Shtetit, që është marrë me këtë punë, po një specialist dinjitoz, jo një horr, që e dredh ose e ka dredhur!

– Dakord dhe si gjithnjë jeni shterues. Por meqenëse edhe ju e përmendët pak më sipër figurën e Ramiz Alisë, desha një koment sa i takon zërave që thonë se rrëzimi i sistemit komunist që kulmoi me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, ishte një lloj tradhtie e Ramiz Alisë, i cili po dorëzonte pak e nga pak pushtetin. Sa të vërteta janë të tilla zëra?

Qenë hequr njëri pas tjetrit monumentet e Stalinit dhe Leninit në Tiranë. President i vendit dhe Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së ishte Ramiz Alia. Çdo njeri me “dy pare mend në kokë” e kuptoi se ishte Ramiz Alia me të tijtë, jo opozita, ai që i kishte organizuar e realizuar natën këto dy aksione kriminale me mjetet e shtetit. Se pa lejen e tij askush nuk mund të vinte dorë! Ishte ky një matje pulsi edhe për shumë “palokomunistë e paloudhëheqës” të urryer të PPSH-së, një “trokitje” për monumentin e shokut Enver! Përgatitjet, “kopsitur” me Berishën, për rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, kishin filluar. Berisha asgjë nuk bënte e nuk mund të bënte pa dijeninë e pa yzmin e “idhullit” të tij, Ramiz Alia.

-Pra sipas jush ishte Ramiz Alia, ai cili përgatiti terrenin për rrëzimin e bustit dhe ishte Berisha ai që mori përsipër procesin?

Ramiz Alia nuk “guxoi” ta shtronte për diskutim në popull çështjen e monumentit të Enver Hoxhës, siç kishte premtuar publikisht në televizionin shtetëror shqiptar. Mjeshtër i kurtheve të errëta, më 20 shkurt 1991, ai thirri dhe mbylli në Sallën e Madhe të KQ të PPSH-së anëtarë të KQ dhe sekretarë të parë të KP të rretheve, ministra e anëtarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, i rrethoi me forcat besnike të tij, që të mos kishin mundësi të reagonin në kohën e beftë, kur ky të jepte lajmin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës.

Hekuran Isai me shokët e tij s’ishte në sallën e mbledhjes, sepse ishte i ngarkuar në krye të operacionit për rrëzimin e monumentit të Enverit, pa i hyrë kujt “gjemb në këmbë”. Në sallë, të pranishmit e kuptuan se ishte ministri i Brendshëm, ai që njoftoi Ramiz Alinë për zbatimin e detyrës, po Alia nuk e njoftoi në çast mbledhjen për çfarë i tha Hekurani, ia la ta sillte lajmin (ai e dinte), pak më vonë, një nëpunësi të stafit të tij. Mjeshtri i kulisave të errëta, ndërsa komunikoi lajmin “tori” ca pallavra për mbrojtjen me çdo kusht të monumentit të Enver Hoxhës, po kjo ishte sa për të kaluar “lumin”! E tradhtoi fytyra e tij e verdhë. Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës ishte dëshmia më e qartë që Alia i kishte dhënë fund mbrojtjes së mësimeve të Enver Hoxhës, LANÇ-it dhe socializmit.

– Në përfundim, keni një koment mbi nismën e PD për dekomunistizimin, që ka si target heqjen e simboleve të komunizmit?

Pa asnjë dyshim e shoh si një nisëm fashiste të një partie fashiste. PD-ja si parti borgjeze antikombëtare ka qenë disa here në pushtet, ka qeverisur alla fashiste dhe nuk ka mundur ta çrrënjosë komunizmin. As nuk do të mundet! Ajo e ka provuar këtë gjë, kur erdhi në pushtet me ndihmën e Rajersonit e Ramiz Alisë, më 1992. Partinë Komuniste të Shqipërisë të udhëhequr nga Hysni Milloshi, PD-ja fashiste e nxori jashtë ligji, po u detyrua të heshtë kur BE-ja antikomuniste i tërhoqi vëmendjen dhe partitë e tipit komunist u ligjëruan!

Kush ka harruar, le të hapë ligjin “Për partitë politike”! Që nga ajo kohë, PD-ja nuk është dëgjuar më! Ka heshtur si struci! Parti Komuniste ka në të gjitha vendet e Europës. Nisma e PD-së për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare është një provokim i rëndë që i behet partisë borgjeze socialiste, të cilën horrat e PD-së dhe Institutit të Krimeve të Komunizmit e akuzojnë për Parti Komuniste, si vazhduese e Partisë së Punës, pa qenë aspak e tillë as si program politik e strukturë organizative, as fizikisht! PS-ja është aq komuniste sa Partia Demokratike e Shqipërisë. Kam dëgjuar se PD-ja dhe Instituti ilegal ka marrë për aprovimin e kësaj nisme bekimin (dakordësinë) e PS-së. Edhe kjo çorbë e prishur mund të gatuhet, por PD-së do t’i kthehet në bumerang! Kjo vetëm do ta thellojë krizën e shoqërisë shqiptare! Që të ndalohet veprimtaria e ligjshme e partitë tipit komunist Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të ndërrojë ligjin për partitë politike, domethënë duhet të ligjërojë ndalimin e veprimtarive të ligjshme të Partive Komuniste. /Gazeta “Sot”