Dorëheqjen dhe largimin përfundimtar të Edi Ramës kërkoi Sali Berisha sot nga Selia e PD duke e akuzuar se ka ngritur një ‘sipërmarrje personale me inceneratorët’.
“Dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore dhe anti kushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuzim që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin dhe pushtetin e tij.
Edi Rama është sot Kryeministri i vetëm në Evropë dhe botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptare, për djegësit. Sipërmarrja e Edi Ramës për djegësit në Tiranë, Fier dhe Elbasan është e vetmja në Evropë ku formalisht shpallen në kërkim menaxherët e këtyre ndërmarrjeve por nuk konfiskohen si objekte krimi por kalojnë qindra milionë euro në konto bankare.
Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet. Ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës në mënyrë ultimative, çlirimin nga akuzat”, tha Berish
Ndërsa 420 milion euro në vitin 2047 janë imagjiare e natyrisht që Sali gërdalla dhe saliarët do ti shikojnë pasi tu ketë mbirë bari.