osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga shantazhi dhe ofiqet për shokun që spiunoi, ja si Ilir Metaj është përpjekur në 3 dekada të mbajë të fshehur periudhën më të errët të jetës së tij “spiunazhin”

Nga shantazhi dhe ofiqet për shokun që spiunoi, ja si Ilir Metaj është përpjekur në 3 dekada të mbajë të fshehur periudhën më të errët të jetës së tij “spiunazhin”

Ilir Metaj u përpoq dhe deri më tani ja doli mbanë që të fshihte nga shqiptarët të shkuarën e errët si spiun i sigurimit. Këtë e bëri me të gjitha mjetet e qëllimet. Kur drejtonte Shqipërinë si Kryeministër dyshohet se ka urdhëruar asgjësimin e dosjes.

Duke e parandjerë se ndonjë kopje e saj mund të kishte shpëtuar, i pajis me certifikatë pastërtie figure nga komisioni ‘Bezhani’ dhe me këtë certifikatë në dorë qarkulloi për vite me radhë korridoreve të Kuvendit, Kryeministrisë dhe në fund të Presidencës. Përveç pastërtisë që siguroi në letra bleu edhe heshtjen e personit që kishte qenë viktimë e spiunazhit të tij, Filip Talos.

Sipas të dhënave nga Tatimet, Filip Talo është punësuar si Kryetar i Vlerësimit të Ofertave në Drejtorinë e Metrologjisë, që merret me kontrollin e naftës dhe nënprodukteve të saj. Talo është punësuar kur drejtor ishte zyrtari i LSI-së, Gledion Rahovica dhe ministra të linjës ishin Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto. Punësimi i Filip Talos në këtë institucion zbardhet edhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar në vitin 2013 dhe që ka gjetur në shkelje shokun e dhomës së Ilir Metës.

Kjo do të thotë se Ilir Meta është përpjekur në këto 3 dekada të mbajë të fshehur një nga periudhat më te errëta të jetës së tij, atë si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit përmes blerjes e joshjes së dëshmitarit kryesor. Ai ka manipuluar dëshmitarin kryesor, duke e blerë me vend pune dhe Filip Talo mund të dalë e të deklarojë publikisht se nuk është ai pjesë e dosjes, apo se nuk e ka spiunuar Ilir Meta.

Ligjërisht, kjo nuk ka efekt. E para sepse në regjistrin e gjendjes civile vetëm një person ka me emër Filip Talo dhe me vitlindje të njëjtë me Ilir Metën dhe e dyta, sepse dosja e Ilir Metës nuk është bërë nga Filip Talo, por nga Sigurimi i Shtetit dhe aty është e shkruar e zeza mbi të bardhë që ‘Ilir Rexhep Metaj’ është bashkëpunëtori ynë. Makinacioni i radhës i Ilir Metajt ka qenë ndryshimi i mbiemrit. Këtë nuk e bëri ligjërisht, por publikisht. Ai e prezantonte veten si Ilir Meta dhe nëpër artikuj e media ku prezantohej me mbiemrin e cunguar nuk kërkoi asnjëherë korrigjimin. Por, pse nuk e ndryshoi ligjërisht?

Ilir Meta, apo Ilir Metaj e dinte fare mirë që ndryshimi i mbiemrit ligjërisht mund të tërhiqte vëmendjen dhe kureshtjen, se pse e ndërmori këtë hap. I pasigurtë nëse i kishte zhdukur dosjet, kjo mund të çonte në zbulimin e të shkuarës si spiun. E gjitha fabula e spiunllëkut të Ilir Metajt nis në vitet 1988-1989, ku studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, vendos të arratiset drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë, Ilir Metën, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-President i Republikës.

Pas këtij rrëfimi mes miqsh, plani i Filip Talos dekonspirohet dhe ai thirret i pandehur. Sipas dosjes së sigurimit, prej 140 faqesh, Filip Talo merret në pyetje për arsyet e arratisjes jashtë vendit. Pjesë e dosjes është edhe Ilir Metaj, i cili jo vetëm ka qenë burimi kryesor i informacionit të Sigurimit të Shtetit, por edhe e ka përgjuar shokun e vet me aparatura.