Kuqezinjtë e Gjakovës kanë vëmendjen kryesore në Kosovë. Tifozët shqiptarë kanë shkëlqyer në arenën e basketbollit me mënyrën sesi i kanë dhënë oshëtim zërit të tyre. Që nga vërshëllima e himnit të Kosovës te këndimi i atij të Shqipërisê, tifozët e Gjakovës kërkojnë bashkimin e trojeve.
Nuk quhet Shqipëri e madhe, por natyrale. Mësohet se klubi i Vëllaznimit ka paguar një gjobë në Federatën e Basketbollit, arrin në 400 euro, që të mos luhet më himni i Kosovës para ndeshjeve të këtij ekipi siç është e udhës para ndeshjeve.