Vedat Muriqi është duke bërë një sezon fantastik në La Liga. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë 6 gola deri tani, duke tundur rrjetën edhe së fundmi kundër Espanjolit, një më tepër se Benzema dhe 7 gola më pak sesa Lewandowski.
Nëpërmjet një postimi të fundit në rrjetet sociale, klubi i Mallorca motivon lojtarin e saj mes humorit: “Qetësohu Muriqi, ti mund ta arrish ende Lewandowski”. Me të njëjtën lartësi batute ishte edhe sulmuesi shqiptar: “Po mund ta arrijë nëse gjuajtjet e mia drejt portës do të quhen gola”.