Një çmenduri e vërtetë është prodhuar në Angli, atje ku doza e emocioneve është vërtet e lartë. Tetë gola janë shënuar në duelin mes Charlton dhe Ipsëich në Leaue One. Gjithçka ishte brenda normalitetit deri në minutën e 76, kur rezultati ishte 2-2.
Ndërkohë në të 90 do të akordoheshin 9 minuta shtesë. Këtu do të niste edhe çmenduria e vërtetë, ajo që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit. Katër gola janë shënuar në këto minuta të shtesës, nga dy gola për çdo ekip, duke e mbyllur takimin në 4-4.