Në mesin e shumë lojtarëve shqiptarë që bën hapa të mëdhenj si Uzuni, Kastrati dhe Cokaj, ishte edhe Indrit Tuci. Sulmuesi kuqezi kishte të ardhme të madhe përpara, por dëmtimet e shpeshta e lanë shumë mbrapa në karrierë, për të mos bërë kalimin e shumëpritur.
Aktualisht lojtari 22-vjeçari është i vetmi me Mersinajn që vijnë nga Shqipëria te Lokomotia e Zagrebit, pa harruar edhe Salihun, shqiptarin e Kosovës. Ndërkohë Tuci ka gjetur golin e karrierës në minutën e 96 të takimit ndaj Hajdukut të Splitit, duke marrë barazimin me shifrat 2-2. Sulmuesi ka lëshuar një predhë të vërtetë, me golin që na kujton Zinedine Zidane si futbollist.