Istanbulspori është përballur këtë mbrëmje me skuadrën e Fenerbahçes. Këta të fundit kanë arritur të marrin një fitore të pastër me shifrat 2-5. Batshuai zhbllokoi shifrat në minutën e 18 me anë të një penalltie, ndërsa Kavhveci i dyfishoi ato në minutën e 37.
Istanbulspori kundërpërgjigjet sapo nis pjesa e dytë e takimit. Jetmir Topalli përfiton nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare dhe e dërgon topin në rrjetë në minutën e 48. Festa zgjati fare pak, teksa vetëm një minutë më pas Batshuaji shënon për ta dërguar rezultatin në 1-3.
Por Jetmir Topalli bën sërish detyrën e tij si sulmues, duke e ndalur përsëri topin në rrjetë në minutën e 67. Megjithëtë, dopieta e tij nuk mundi të zhyste “nëndetësen“, pasi Valencia në të 87-n dhe Batshuaji në të 88-n shuajnë çdo grimcë shprese të lojtarëve të Istanbulsporit./