Vendimi i ERE-s, për rritjen e çmimit të energjisë, është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama.
Nëse vihet në zbatim aplikimi i fashës, çdo kilovat që i kalon 800 KWH do paguhet me 44 lekë.
Por, sipas Ramës, ERE nuk vendos fashë, por kush e ka në administrim.
“ERE nuk vendos fashë, por kush e ka në administrim. Në administrim e ka shteti, e ka qeveria fjalën e vet dhe këtë nuk e vendos ERE.
Ata vendosin vetëm sa është çmimi. Paguan 9.5 lekë, sot ka dalë çmimi i ri 44 lekë.
Ne detyrohemi të dalim në import se e kemi shpjeguar 1 milion herë se Shqipëria nuk i ka të gjitha burimet që i duhen për nevojat e veta. Shqipëria mund të plotësojë 75% të nevojave.
Atje në treg, çmimi është çmend fare, por s’jua kemi sjellë askujt nëpër shtëpi. Me të çmendurit merremi ne, me çmimin që ishte para krizës e keni ju.
Të gjithë diferencën do vijojë ta paguajë shtetit. Fasha 800 KWH do vendosej në tetor, por s’u vendos” kemi një vendim nese situata do përkeqësohet deri në qershor 2023, tha Rama.