Ursula von der Leyen, ka premtuar sot nga Tirana se Bashkimi Europian do të japë 80 milionë euro grante për ndihmuar familjet në nevojë dhe bizneset e vogla në Shqipëri, të cilat mund të jenë në vështirësi për shkak të çmimeve të rritura nga lufta në Ukrainë.
“Ne jemi pjesë e një unioni për energjinë ndaj po propozojmë një paketë mbështetëse për Ballkanin Perëndimor. Të njëjtën gjë po bëjmë dhe në Bashkimin Europian. Do të jenë 80 milionë euro në grante. Ju keni një sistem për të ndihmuar familjet dhe bizneset e vogla”, tha presidentja e KE krah Ramës.
Më tej, ajo premtoi se një fazë e dytë mbështetjeje do të vijë pas janarit, ku Bashkimi Europian do të japë 500 milionë euro në grante për të investuar në infrastrukturë, në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Pjesa e dytë ka të bëjë jo me mbështetjen e menjëhershme, por atë që do të vijë pas janarit. Po flasim për 500 milionë euro në grante për të investuar në infrastrukturë, në gjithë rajonin. Investimi do të jetë në Vaun e Dejës, modernizimi i HEC Fierza, si dhe plani për rinovimin e godinave të Qytetit Studenti”, vijoi ajo.
Pjesë nga fjala e presidentes së KE, Ursula von der Leyen:
Është kënaqësi që kthehem në Tiranë. Ju keni filluar negociatat me BE dhe unë jam shumë e lumtur që isha krah jush. Ju është suksesi juaj, rezultat i viteve plot durim, arritje dhe ju keni ruajtur një vëmendje shumë të fortë te procesi i integrimit. Ju keni treguar përherë përkushtimin tuaj ndaj vlerave të Bashkimit Europian. Është shembullore të shohim që Shqipëria ka mbrojtur rendin ndërkombëtar, të bazuar në rregullat e OKB. Ju falenderoj dhe dua t’ju them, se kjo ju nderon.
Raporti i fundit i Zgjerimit ka treguar të gjithë përparimin që po bën Shqipëria. Po forconi shtetin e së drejtës. Ju gjithashtu, keni miratuar dhe masa të reja për të garantuar barazinë dhe gjithëpërfshirje. Ekonomia juaj është forcuar pas covid. Këto janë arritje.
Ne jemi pjesë e një unioni për energjinë ndaj po propozojmë një paketë mbështetëse për Ballkanin Perëndimor. Të njëjtën gjë po bëjmë dhe në Bashkimin Europian. Do të jenë 80 milionë euro në grante. Ju keni një sistem për të ndihmuar familjet dhe bizneset e vogla.
Pjesa e dytë ka të bëjë jo me mbështetjen e menjëhershme, por atë që do të vijë pas janarit. Po flasim për 500 milionë euro në grante për të investuar në infrastrukturë, në gjithë rajonin. Investimi do të jetë në Vaun e Dejës, modernizimi i HEC Fierza, si dhe plani për rinovimin e godinave të Qytetit Studenti.
Kryeministër, i dashur Edi, unë mendoj se Shqipëria mund të ndihet krenare për arritjet e saj. Qytetarët e Shqipërisë kanë treguar largpamësi dhe rezistencë. Jeni në rrugën drejt BE dhe më datë 6 dhjetor ne do të takohemi këtu në Tiranë, ku do të kemi Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.