osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lidhje me Rovena Gashin e Tik Llallën! Bosi i heroinës që kamuflohet me “gjyshen miliardere” Tefta Zekaj, vila, jahte dhe para të pista në Tiranë: Pse SPAK nuk u sekuestron pasurinë?!

Lidhje me Rovena Gashin e Tik Llallën! Bosi i heroinës që kamuflohet me “gjyshen miliardere” Tefta Zekaj, vila, jahte dhe para të pista në Tiranë: Pse SPAK nuk u sekuestron pasurinë?!

Pas miliarderes 74-vjeçare nga Berati Tefta Zekaj, pronare në letra e dhjetëra vilave dhe pallateve në Tiranë, me jaht dhe miliona euro, qëndron i biri, Fejzo Zekaj, i shpallur në kërkim nga autoritet italiane që vitin 2004 për trafik heroine.

Edhe pse nënë e birë janë subjekte të ligjit anti-mafia të vitit 2009, prokuroria nuk ka vepruar si në raste të tjera për t’u sekustruar pasurinë.

Perandoria financiare me burim para droge është mbrojtur nga veprimi i ligjit nga ish kryeprokurori Adriatik Llala i dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie, si dhe nga mikesha e tij Rovena Gashi.

Prokurorja Rovena Gashi është shkarkuar nga drejtësia si e korruptuar bashkë me bashkëshortin e saj, Dritan Gina. SPAK jo vetëm duhet të zbatojë ligjin anti-mafia për pasuritë me burim parash droge, por duhet të hetojë edhe veprimet dhe mosveprimet e grupit Llalla-Gashi-Gina për të mbrojtur Fejzo dhe Tefta Zekaj nga veprimi i ligjit anti mafia.

Fakte

Në dhjetor të vitit 2004, Interpol Roma i kërkoi homologëve në Tiranë arrestimin e tij me qëllim ekstradimin në Itali, por urdhri mbeti pezull për shkak të korruptimit të dyshuar të segmenteve të caktuara në institucionet shqiptare.

Fejzo Zekaj nisi ndërkohë të investonte paratë e drogës në pasuri të palujtshme në Tiranë. Me qëllim për t’i shpëtuar sekuestrimit të pasurive, Zekaj futi në lojë nënën e tij, Tefta Zekaj, duke hapur në emrin e saj kompaninë e ndërtimit “F.Z Construction”, në 18 qershor 2007 në Tiranë, me adresë vilën nr. 81 në Rrugën ‘Siri Kodra’ në kryeqytet.

Në bazë të një dosje që disponon ‘Prapaskena’, Tefta Zekaj e ka themeluar kompaninë me kapital 100 lekë, pasi zonja nuk kishte para të ligjshme dhe as historik biznesi.

Ajo duket se kishte thjeshtë thasë me para të pista, të cilat as që i kishte ëndërruar ndonjëherë në jetën e saj.

Administratore të kompanisë caktoi të bijën Rudina Zekaj. Menjëherë pasi Tefta Zekaj regjistroi kompaninë, u hodhën në qarkullim për t’u pastruar paratë e drogës.

Disa muaj më pas, nënë e bijë bëjnë ca bilance fiktive, ku fusin në qarkullim gjoja si të ardhura mbi 200 mijë euro. Kapitali nisi të rritej vit pas viti, ku nga 100 lekë që ishte në fillim shkoi në mbi 4 miliardë lekë.

Përmes kompanisë, Fejzo Zekaj nisi ndërtimin e kompleseve me vila tek Liqeni i Thatë dhe në Fatkë, me vlerë dhjetëra milionë euro. Ai ngriti disa lagje dhe zona me vila super luksoze në Tiranë.

Nē vitin 2016, Interpol Roma përsëriti kërkesën për të çuar para drejtësisë italiane Fejzo Zekaj. Ai u arrestua nga policia me 26 shkurt të vitit 2016.

Më 15 mars 2016, Gjykata e Apelit caktoi masën “e arrestit shtëpiak” për të. Shkak u bë një kërkesë e dytë e autoriteteve italiane, e cila heq dorë nga ekstradimi i tij dhe autorizon autoritetet shqiptare për konvertimin e dënimit në Shqipëri.

Sipas dosjes së ardhur nga Italia, Fejzo Zekaj ka marrë një dënim të formës së prerë me 7 vite burg. Të njëjtat dokumente tregojnë se atij i mbeteshin pa shlyer 3 vjet nga dënimi total.

Pse nuk vepron ligji anti-mafia?

Një vit pas themelimit të kompanisë me 100 lekë në 2007, Fejzo Zekaj nis të pastronte paratë e drogës, duke i investuar në pasuri të palujtshme, gjithnjë duke u kamufluar me kompaninë në emrin e nënës.

Në 2007 hapi kompaninë me 100 lekë, në 2008 bleu 13 m8jë m2 prona në Tiranë me vlerë rreth 1 milion euro. Po ashtu, Zekaj bleu prona të tjera në Saul, ndërsa kishte kryer një sërë transaksionesh të tjera në bankat e nivelit të dytë, që të gjitha para droge, pasi nuk kishte asnjë burim të ligjshëm.

Prokuroria e Tiranës nisi një hetim për pastrim parash, por çështja u mbyll, pasi Fejzo Zekaj dyshohet se ‘mbuloi’ prokurorët e çështjes me para të drogës.

Në vitin 2009 u miratua ligji i famshëm anti-mafia. Por, prej 13 vitesh ligji anti-mafia nuk vepron ndaj Fejzo Zekajt, kompanisë së ndërtimit dhe familjarëve të tij, edhe pse që të gjithë janë subjekte të këtij ligji.

Që nga viti 2008, Fejzo Zekaj, me paratë e heroinës, ngriti një perandori biznesi, komples vilash lulsoze etj., me vlerë dhjetëra milionë euro, duke i shpëtuar veprimit të ligjit anti-mafia.

Çuditërisht, Fejzo Zekaj i shpëtoi edhe aksionit të OFL-së së famshme, edhe pse ishte subjekt i VKM-së së posaçme.