osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

De Telegraaf”: Tirana, më modernia në Ballkan

De Telegraaf”: Tirana, më modernia në Ballkan

“Tirana është kthyer në qytetin më modern në Ballkan”. Ky është vlerësimi i gazetës më të madhe në Holandë, “De Telegraaf”, e cila i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeqytetit shqiptar. Tirana ka zënë sërish faqet e medieve ndërkombëtare, të cilat po i japin një vëmendje të madhe transformimit që ka pësuar kryeqyteti nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj.

Pas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, prestigjiozes amerikane “Lonely planet”, “Vogue”, etj., “De Telegraaf” shkruan se, teksa shëtit nëpër qytet të bëjnë përshtypje ndërtesat e lyera me ngjyra dhe atmosfera e relaksuar në kafenetë dhe restorantet “trendy”.

Por, pjesa më e jashtëzakonshme, sipas gazetës së njohur në Holandë, është tregu i rinovuar “Pazari i Ri”.

“Me panelet e tij industriale dhe i rrethuar me pallate që janë lyer me ngjyra të ndezura dhe motive autentike shqiptare, ai është vërtet shumë i bukur dhe një pikë takimi për banorët”, shkruan “De Telegraaf”, e cila evidenton mes të tjerave se “qytetarët e lavdërojnë kryebashkiakun e tyre për faktin që ai ka pastruar dhe rinovuar parkun e madh në jug të Tiranës”.

Shkrimi i plotë:

Nga Thea Detiger – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj na mirëpret te festa e tij në tarracën e Bashkisë, si të ishte një yll muzike. I rrethuar nga bashkëpunëtorë të rinj, të bukur dhe entuziastë, ai na tregon, teksa përkundemi nën ritmin e muzikës, sesi e kanë transformuar Tiranën, ai dhe paraardhësi i tij, Edi Rama. “Eshtë bërë qyteti më modern në Ballkan”, na thotë ai.

Është e vërtetë që teksa shëtit nëpër qytet të bëjnë përshtypje ndërtesat e lyera me ngjyra dhe atmosfera e relaksuar në kafenetë dhe restorantet trendi. Panorama që të hapet nga tarraca e “Hotel Monark” është e bukur. Rruga pedonale “Murat Toptani”, përgjatë kalasë së vjetër, ku tani ka një hotel për turistët e rinj, ka një varg kafenesh të hapura. Përballë saj ndodhet një qendër tregtare supermoderne.

Por, pjesa më e jashtëzakonshme është tregu i rinovuar “Pazari i Ri”. Me panelet e tij industriale dhe i rrethuar me pallate që janë lyer me ngjyra të ndezura dhe motive autentike shqiptare, ai është vërtet shumë i bukur dhe një pikë takimi për banorët. Ngjyrat në qytet kanë qenë prej kohësh një ide e kryeministrit aktual, Edi Rama, i cili është artist nga formimi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në fakt ka punuar edhe vet në “Pazarin e Ri’, duke shitur fiq. “Kur humba tim atë, në moshën dhjetëvjeçare nëna më dërgoi në Greqi te të afërmit, si një mënyrë për të mbijetuar”, tregon ai. “Kur u ktheva, zbulova se ajo që kishin sjellë të afërmit për ngushëllim, kryesisht fiq të thatë, saqë vendosa t’i hyja tregtisë në pazar”. Ai kurrë nuk mund ta kishte imagjinuar që dikur do të ishte në një pozitë të atillë sa të mund të sillte një ndryshim kaq të madh për qytetin e tij.

Në prill, ai u vlerësua nga Komisioni Europian me një çmim për projektin e tij për t’i siguruar një strehim të përshtatshëm minoritetit rom në qytetin e tij dhe për të arsimuar fëmijët e tyre.

Vendi është po ashtu i njohur për mënyrën paqësore sesi bashkëjetojnë besimet e ndryshme. Krahas xhamive, kishave katolike dhe ortodokse, Tirana është edhe shtëpia e Qendrës Botërore të Urdhrit sufi të Bektashinjve, të cilët u detyruan të largohen nga Turqia.

Qytetarët e lavdërojnë kryebashkiakun e tyre për faktin që ai ka pastruar dhe rinovuar parkun e madh në jug të Tiranës. Tashmë familjet i gëzohen atraksioneve të shumta përqark Liqenit Artificial, ndërsa të rinjtë bëjnë xhiro me biçikletë. “Për të bërë planin për biçikletat për qytetin kam pasur shumë bashkëpunim nga Ambasada holandeze”, thotë kryebashkiaku, që edhe vet lëviz thuajse kudo me biçikletë.

“Kam pasur herët miq holandezë, prandaj jam frymëzuar nga vendi juaj. Lëvizja me biçikletë është e mirë për mjedisin. Në qoftë se të rinjtë fillojnë të mendojnë se biçikletat janë trendi, atëherë mund të fillojmë ta lëmë pas idenë që duhet medoemos të kesh një makinë. Punoj me shumë dëshirë me të rinjtë. Shpesh atyre iu është dashur të punojnë jashtë shtetit për njëfarë kohe për të fituar parà, kryesisht në Greqi e Itali. Por, tani po kthehen me pasionin për të bërë diçka për vendin e tyre”.