osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha dhe fjalimi që “vrau” protestën

Basha dhe fjalimi që “vrau” protestën

Kjo është hera e dytë, gjatë fjalimit kur Basha tenton të bëj për vete pjesëmarrësit por has vështirësi, kuptohet nga reagimi i tyre, disa fishkëllyen, pak veta duartrokitën, vëmendja nuk ishte aspak te fjalët që lexoheshin. Në minutën e 8 Basha tenton të rregulloj intonacionin dhe tonin, kupton se nuk del siç duhej, kjo nuk u arrit, nervozizmi, mungesa e përqendrimit, dëshira për ta përfunduar sa më para fjalimin, e pengoj të rregullonte problemin, kjo solli një lexim mekanik duke e bërë monoton dhe aspak tërheqës për kontrollin, psikologjinë e pjesëmarrësve.

Xhuljo Ferzaj

Gjatë protestës së opozitës fjalim u mbajt vetëm nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa Monika Kryemadhi zgjodhi të mos flasë para pjesëmarrësve.

Ligjërata e Bashës nisi me një nga thëniet e Naim Frashërit “Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi”.

Më pas kaloj direkt te shifra e pjesëmarrësve duke thënë se ishin mbledhur qindra e mijëra, krahasimi i vitit 2018 me periudhën e komunizmit ku vendi ishte i izoluar nga bota perëndimore, ripërtëritë “Diellin, Perëndimi, Lirinë, Demokracinë”, krahason qeverinë “Rama 2” si qeveri bizantine, osmane, anti eurpiane.

Ky është momenti i parë kur kryetari i PD-së, ngre zërin sipas fjalëve, për të marrë në këmbim brohoritje, duartrokitje, mbështetje por nuk arriti ta realizonte.

Gjithsesi vazhdoj të lexonte fjalimin duke e pasur të vështirë të kuptonte se vëmendja e pjesëmarrësve nuk u tërhoq siç duhej. Basha tentoj të krahasonte veten e tij, pjesëmarrësit me njerëzit që duan drejtësinë dhe atyre që se duan dhe i përkasin “Aleancës së krimit”. Sipas deklaratës së tij problemi nuk është midis opozitës dhe mazhorancës, por dhunimi i demokracisë, të drejtës së qytetarëve, në fund e mbyll fjalinë duke akuzuar se shteti është i kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Kjo është hera e dytë, gjatë fjalimit kur Basha tenton të bëj për vete pjesëmarrësit por has vështirësi, kuptohet nga reagimi i tyre, disa fishkëllyen, pak veta duartrokitën, vëmendja nuk ishte aspak te fjalët që lexoheshin. Në minutën e 8 Basha tenton të rregulloj intonacionin dhe tonin, kupton se nuk del siç duhej, kjo nuk u arrit, nervozizmi, mungesa e përqendrimit, dëshira për ta përfunduar sa më para fjalimin, e pengoj të rregullonte problemin, kjo solli një lexim mekanik duke e bërë monoton dhe aspak tërheqës për kontrollin, psikologjinë e pjesëmarrësve. Mund të mbledhësh protestues, është vetëm puna e parë, fjalimi nëse rezulton pa inspirim zbeh shpirtin e protestës, e “vret”.

Këtu ndikuan shumë faktor, së pari, Basha ka vështirësi të mbaj një fjalim para turmave të qytetarëve, kjo kuptohet qartë, lexon në mënyrë mekanike, nuk inspiron, krijon tension te dëgjuesi, që me siguri thotë “kur do mbaroj”.

Përveç kësaj ishte vetë Basha, ai që hasi pengësë në fjalim, u kuptua qartë, mezi priste ta përfundonte, kjo i solli gabime në renditjen e fjalimit, pasi nuk i lexoj të gjitha, nuk e përcolli me emocion për të marrë shpirtin e protestueseve, fundja në një protestë ky është një ndër synimet kryesore.

Gjestet, lëvizja e dorës së djathë, herë duke treguar me gishtin tregues, me grusht dhe dy gishtërinjtë shoqëruar me ngritjen deri në maksimum të vokalit gjatë fjalëve “Lufta me autokratët e korruptuar”, i dha më shumë fishkëllima se sa duartrokitje dhe brohoritje, në minutën e 11. Provoj të bënte pauzën por kjo nuk ndikoj aspak te duartrokitjet, brohoritjet dhe reagime që tregonin se ishin duke e ndjekur me vëmendje, nuk ndikuan aspak në psikologjinë e pjesëmarrësve, gjithçka pritej të realizohej mbi bazën e skemës së ndërtuar.

Nëse kjo do ndodhte protestuesit do duartrokisnin, thërrisnin me zë të lartë emrin e kryetarit të PD, “Basha, Basha”, gjë e cila do kërkonte kohë deri sa të qetësoheshin, nuk ndodhi as kjo. Gjatë gjithë fjalimit Basha u përpoq të fshinte zhgënjimin e tij me numrin e ultë të pjesëmarrjes, i solli tension dhe shpërqendrim, nuk arriti ta fshehte para dëgjuesve.

Numri i pjesëmarrësve ishte shkruanim, kishte menduar se sheshi do mbushej plotë, por siç pamë nga ekranet e televizioneve numri i mbështetësve ishte i vogël, madje dhe mazhoranca priste një pjesëmarrje më të gjerë.

Shumica e qytetarëve që kishin planifikuar pjesëmarrjen hoqën dorë, nuk donin të dëgjonin përsëri historinë e përsëritur me “Babalen”.

Në fjalim kishte një kombinim midis akuzave, propagandës, krahasimeve, jo mesazh, pasi vetë Basha premtoj se do tregonte gjëra të reja, që do tronditnin qeverinë, ndodhi që përsëriteshin të njëjtat fjalë si në media dhe kuvend. Fjalimi u përcoll si propagandë asgjë më shumë, në të gjithë fjalët e përdorura nuk pati asnjë mesazh, përveç 300 fjalëve që lexoheshin e rilexoheshin disa herë. Ka nga ata që thonë se të gjitha fjalët e tij ishin mesazhe, vlerësimi bëhet pas përfundimit të protestës. Kishte një ngatërresë midis propagandës dhe akuzave, nuk solli asnjë manipulim/ndikim për ti nxitur pjesëmarrësit të kishin një reagim mbi bazën e ndikimit të fjalëve të Lulëzim Bashës.

Në një fjalim llogariten mesazhet që do prodhojnë dhe mbushin mediat me lajme, kjo nuk ndodhi pasi llogaria ishte bërë gabim. Reagimi i qytetarëve nuk erdhi nga fjalë e Bashës, për këtë problem është i vetëdijshëm edhe vet. Më shumë lajm prodhoj dëmtimi i kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, se sa fjalimi i Bashës.

Pavarësisht se për këtë të fundit u pretendua se u dhunua si gazetar, në të vërtet ai nuk kishte në dorë mikrofon, regjistrues, apo diçka që ta identifikonte si të tillë, ishte protestues si të gjithë qytetarët.

Reagimet e deputetëve të PD nisën të ndërtoheshin mbi këtë ngjarje, duke akuzuar qeverinë si të dhunshme dhe polici që mbron krimin, jo mbi fjalimin e kryetarit.

Kryeredaktori u bë epiqendra e lajmeve ndërsa vetë kryetari i PD, nuk u bë krijues. Nuk ndodhi se e fshehu informacionin, s’kishte kauzë politike, ky është problemi thelbësor. Mesazh është numri i pjesëmarrësve por jo gjithmonë, mund të bëhet edhe me 50 persona, madje me një figurë satirike nëse je lider. Një politikan si në rastin e Bashës i cili pretendon të jetë lider politik, përveçse duhet të ketë një fjalim të përgatitur për të ushqyer protestuesit, mediat brenda dhe jashtë vendit, qytetarët që nuk janë pjesëmarrës, përfshirë edhe ata që nuk e mbështesin duhet ta menaxhoj ai dhe jo anasjelltas.

Problem ishte përmbajtja e fjalimit, mënyra se si u përcoll, pa dashur të futem te pjesa e organizimit, numrit të pjesëmarrjes, sa veta u dëmtuan, banderolat, flamurat.etj. Nuk pamë një Basha krijues sipas rrethanave, por një lexues fjalimesh në mënyrë mekanike që mezi priste edhe vetë të mbaronte. Mungesa e menaxhimi i fjalimit pengoj vetë Bashën e qytetarët ta dëgjonin me vëmendje, dukej sikur thoshin të mbaroj sa më shpejtë për të kaluar te Ministria e Brendshme për fazën e dytë të protestës, përplasje verbale dhe fizike, në fakt kjo u duk sikur të ishte qëllim kryesor, u la në dorë të pjesëmarrësve për një kohë të gjatë por dikush i kërkoj Bashës të tërhiqte personat që tentuan konfrontimet.

Gjë të cilën e bëri duke kërkuar largimin nga Ministria e Brendshme. Pa dashur të dal nga kontesti i fjalimi të Bashës, u vu re se

fjalët e tij nuk shërbyen si orientim për reagimin e protestueseve, vepruan mbi bazën e planifikimit që ishte bërë në skenarin e protestës.

Basha kishte llogaritur të mbante një fjalim më të gjatë, ai lexoj 60 % të tij. Një sukses që pati lideri i PD ishte mungesa e konkurrencës, mbajtja e fjalimit vetëm nga ai i dha shumë pikë përball Monika Kryemadhit, tashmë ai mund të quhet “Lideri i opozitës” ndërsa kryetarja e LSI e humbi këtë gjë.

Nuk dihet nëse Monika Kryemadhi vendosi vetë të mos mbante fjalim, ishte e gatshme për pjesën tjetër të organizimit të protestës, kjo varet nga talenti. Basha nuk e kishte konkurrent në fjalim Kryemadhin, pavarësisht se kjo në demokraci është diçka e bukur, pavarësisht se nuk u realizua. Në protestë s’kishte konkurrencë midis fjalimeve por një tërheqje nga ana e Kryemadhit e cila për mendimin tim ka bërë gjënë e duhur, nëse do kujtojmë fjalimin e saj të fundit preferoj të mos e komentoj.

Basha përpiqet ta nisi me sukses fjalimin, gjatë rrugës i dalin shumë probleme, jo vetëm me zërin, hapjen e gojës, gjestet, leximi i protestueseve e mënyra se si përcillet është problematike, duke e kthyer në një ligjëratë vetëm për tu lexuar, pa menduar mesazhet, lajmet që duhet të prodhojnë fjalët.

Këtu nuk diskutohet për menaxhimin e situatës, lidhjen fjalim-protestues, kjo gjë ishte shumë larg për ata që ishin prezent në shesh dhe jo për ne që e dëgjuam nëpërmjet mediave.