Tit Vasali, paska probleme psiqike, sepse nëse nuk na ka ikur kujtesa për një ditë, kemi dëgjuar se Vasali, Çizmja, Lulja dhe Kopaçja, do dilni të protestonin kundër Ramës, dhe jo për të bërë qejf me qejfin e tyre . Ndaj të thuash se nuk ka rëndësi se çfarë thotë Rama, dhe çfarë mendojnë njerëzit për protestën, është njëlloj sikur ke bërë “dasëm” për fqinjin.
Kurse opozita, nuk mund të vendosi se çfarë mesazhesh do të jap, sepse mesazhet i jep populli, pra protestuesi, por Vasali vazhdon të mendoi si në komunizëm, se partia është populli.
Vasali i shkatërruar, na jep dhe mesazhe, duke na treguar se kush është Rama dhe duke na kërkuar të mbrojmë kastravecin Kasmi, që qëllon mbi policinë, që kryente detyrën, gjithashtu na ka gjetur dhe një specialiste të “tmerrshme në fushën e gazetarisë” që me pytjet e saj e “coptoi” Ramën. Nuk e kuptojmë Vasalin, se ne e dimë, që këto të dy e “coptuan” shtetin, kështu që nuk kanë nevojë për mbrojtje.
Megjithatë, as ne nuk e kuptuam se çfarë donte të thoshte Vasali, në rrjeshtat e këtij statusi “enigmatik”, ku qan, e u ankohet të gjithëve./Ekskluzive.al
Ja postimi i plotë
Kryeministri dhe ca te tjere, qe komentojne me mëditje protesten.
Le te jemi te drejtperdrejte qe ne fillim, protestes se opozites nuk ja kercet fare per cfare broçkullit kryeministri edhe ca te tjere, qe komentojne me mëditje protesten, ne fund te fundit sic kane bere ne menyre diarreike perhere.
Protesten se si e ben, se si e organizon dhe cfare mesazhi jep opozita e vendos vete ashtu sic populli qe perfaqson ja kerkon, ndaj edhe me mijra e mijra qytetare e mbeshtesin ate.
Sa per kryeministrin si nje llafazan i paditur dhe punehiç cdo fjale e shpenzuar per te eshte kohe e shkuar kot dhe ate si peng te trafikanteve politike, te droges dhe te krimit kush te doje le ta mbaje fort.
Sa per keta te tjeret komentatore te palodhur nga shtepia dhe jo nga sheshet ku populli proteston, le t’i lene denglat te behen burra e le te bejne nje proteste sa do te vogel dhe te mbeshtesin kolegen e tyre te re por kurajoze Ambrozia Meta por edhe kolegun e tyre Bledi Kasmi si detyrim ndaj profesionit te tyre dhe kunder dhunes se kryeministrit te cmendur.
Kjo e fundit eshte shume e veshtire vertet kur eshte trasta ne mes….. megjithate do presim e do shohim….