osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“S’kam arsye ta takoj”! Presidenti kroat refuzon takimin me Pelosin: Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ndodhet në Zagreb

“S’kam arsye ta takoj”! Presidenti kroat refuzon takimin me Pelosin: Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ndodhet në Zagreb

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e ka refuzuar ftesën e Ambasadës amerikane në Zagreb për të takuar udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.

Zonja Pelosi ka arritur në Zagreb, për të marrë pjesë në samitin “Platforma Ndërkombëtare e Krimesë”.

Millanoviq ka thënë se thirrja për takim i është bërë “shumë vonë” dhe se ai do ta kalojë ditën në Makarska, qytezë në Kroaci.

“Nëse do të vinte sekretari amerikan i Shtetit, me siguri do të qëndroja në Zagreb, mirëpo jo tani, sepse nuk kam arsye”, ka thënë Millanoviq, citon Radio Evropa e Lirë.

Ai ka thënë gjithashtu se ftesa amerikane mund të ketë qenë vetëm shenjë mirësjelljeje dhe se brenda dy javësh republikanët do t’i fitojnë zgjedhjet në SHBA dhe zonja Pelosi nuk do ta ketë më pozitën që e ka sot.

Millanoviq e ka përsëritur qëndrimin e tij se trajnimi i ushtarëve ukrainas në Kroaci do të përbënte përfshirje në luftë.

“Kroacia nuk ka obligime ndaj Ukrainës. Nëse dikush sulmon Poloninë apo Lituaninë, atëherë kjo është çështje tjetër. Marrëveshja e NATO-s nuk ka shumë detaje. Le të themi, çka ndodh nëse Kroacia e sulmon Serbinë?

Zgjohemi një mëngjes dhe sulmojmë Serbinë. Ky është trillim për arsye sqarimi. E sulmojmë Serbinë dhe hyjmë në luftë. A duhet të na ofrojë NATO-ja ndihmë dhe mbrojtje? Nuk e kam idenë! Ndoshta po, ndoshta jo”, ka thënë ai.

Millanoviq ka thënë se në marrëveshjen e NATO-s të vitit 1949 ekziston një obligim sa i përket ndihmës.

“Atëbotë, ka qenë (diktatori sovjetik, Joseph) Stalin dhe, në anën tjetër, ka qenë demokracia perëndimore. Viti në të cilin Bashkimi Sovjetik ka pasur bombë bërthamore. Tani kanë kaluar 73 vjet.

Çdo rregull e ka jetën e vet dhe unë e shoh atë rregull me shumë seriozitet, mirëpo po ashtu ne nuk duhet të përfshihemi në probleme më të mëdha sesa që duhet”, ka thënë Millanoviq.

Samiti “Platforma Ndërkombëtare e Krimesë”, e organizuar nga Ukraina dhe Kroacia, do të nisë punimet të martën, më 25 tetor, në Zagreb. Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e 42 delegacioneve nga 32 shtete të botës.

Ky samit është organizuar për të diskutuar rreth çështjes së Krimesë, gadishullit ukrainas të pushtuar nga Rusia më 2014.