Figura më e akuzuar për krim dhe korrupsion i dënuari nga DASH dhe Mbretëria e Bashkuar si politikani non grata Sali Berisha i ka konsideruar falsifikime dhe gënjeshtra pretendimet e ngritura nga SHBA dhe Britania e Madhe pas shpalljes së tij non-grata.
Berisha tha se Britania e Madhe ishte më transparente në këtë proces, pasi i publikoi pretendimet e saj për të.
I ftuar në një emision televiziv, Berisha deklaroi se Britania, ndryshe nga SHBA, njoftoi mbi hapat që ish-kryeministri mund të ndiqte për të apeluar vendimin për shpalljen e tij non-grata.
Berisha: Shqiptarët e shohin se ka një parti që i del zoti interesit kombëtar. Bashkimi është plotësisht i mundur. Statuti ka përcaktuar tërësisht këtë mundësi. Statuti nuk përjashton. Unë e di çfarë do të thotë të heqësh nenin për përjashtimin nga statuti. Është neni i fraksionit, cilido që e ndjen të krijojë një fraksion, është i mirëpritur.
Pyetje: Problemi i tyre është vendimi për largimin tuaj nga grupi parlamentar.
Berisha: Ata të cilët besojnë gënjeshtrën për të vërtetë, delegojnë ndërgjegjen e tyre, përbëjnë fatkeqësi njerëzore. Nëse ka një dallim madhor të kësaj partie, është që ata që ndjekin Sali Berishën, nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë. Ka 1 vit e gjysmë që DASH, Antony Blinken nuk ka nxjerrë një fakt të vetëm. Të paktën, britanikët pranuan për hir të këtij kodi të nxjerrin absurditetet e tyre, më akuzuan për një njeri që nuk e kam takuar kurrë.
Ambasadori britanik, në mënyrën më korruptive, paraqet një argument pa lidhje për marrëdhënien time me atë person. Ai është një burokrat i korruptuar. Unë kam besim të plotë tek drejtësia e Mbretërisë së bashkuar. Ka Yuri Kim 1 vit e gjysmë që thotë se fakte kemi por nuk i publikojmë. Janë fakte të George Soros, këtij armiku të kombit shqiptar.
Britania e Madhe që është një vend, duhet të pranojmë që është më transparente. Britania krahas vendimit, ka paracaktuar një rrugë që mund të ndiqet. Organizata kriminale që supozohet se unë jam i lidhur, është Fation Dauti. A mundet t’i thotë një ambasador që merr një njeri që unë se kam dëgjuar emrin, do të thotë se ai është verbërisht i korruptuar.