Një burrë i cili u paraqit para gjykatës së Connecticut për përdhunim, i tregoi organin e tij gjenital jurisë duke u përpjekur t’i provonte që ishte i pafajshëm për akuzën që rëndonte mbi të.
26-vjeçari Desmond James uli pantallonat në gjykatë duke treguar penisin, pasi ngjyra e organit të tij gjenital ishte një faktor kyç në gjyq.
Gruaja e cila ngriti padi ndaj tij , deklaroi se burri i cili e sulmoi e kishte penisin ngjyrë më të hapur se ngjyra e trupit.
Avokati i tij deklaroi se ky ishte një fakt dhe se diçka e tillë ishte e lejueshme për të provuar pafajësinë.
James u pozicionua në mes të sallës së gjyqit dhe ekspozoi pjesët e tij intime në mes të të qeshurave dhe shokut të të pranishmëve.
Prokuroja e çështjes deklaroi se ky ishte një veprim i pavend, pasi prova të tjera më të rëndësishme do të jenë ato që do të përcaktojnë nëse ai e ka kryer krimin.