Zoti ja fali Shqipërisë më 23 Tetor 1871, At Gjergj Fishta emri i Tij.
Si askush tjetër e desh dheun e Tij,si askush i desh shqiptarët!
Si pak kush kontribuoi që ajo nga ide të bëhej shtet,nga poezi të shnderrohej në kufi!
U pëpoq në menyrë titanike, gjithë jetës që rraca të shnderrohej në komb,që individi në shqiptar e ky binom të ndihej europian mbi rrënjet e veta që nuk i merr më era.
Fishta, nëse Nolit i marrim hua do vargje e “donte Shqiperinë kur nuk e deshnin, e qante kur e qeshnin, e vishte kur e zhveshnin” pa i hy në hak “viganit liberator” Luigj Gurakuqit, por ndryshe nga të gjithë evidentoi kush janë rriqnat e ndyta që e pinë gjakun shtetit, shakllabanat,kryemataret,dylmet,levantinët! Fishta këta i qeshte e nuk i deshte, i zhveshte e nuk i veshte.Nuk qe vetëm poeti i virtytit të genit dhe epikes së tij por edhe antropologu i vesëve,përkufizuesi i zhganit i asaj mishele që e pengon progresin dhe përparimin e shqiptarve.
Pagoi çmim,mbet pa varr si Gjergji tjetër!
Por kujtimi i tyre u kthye në mistike kombëtare, në ideologji e identitet.
Sot e kujtojnë Fishten edhe ata që mund të ishin objekt të satirës e prozes së Tij ndëshkuese! Ata që vjedhin e rrëjnë shqiptaret,ata që e bën i duan ata gjithmonë në të kaluaren orientale,ata që i duan të paditur e të varfër për ti sunduar turren me yxhym tu citue poezitë e Tij.
Me heshtje sot mbase nuk do të binin në sy por kur flasin po.
Kësisoj po i pershendesim të gjithë, këtë frotë e skotë me nji shpërthim satirik fishtian.
SE SHQYPNIA U RRUDH E VOGEL
Kishin Hyp Nji Rreze Dilli
Ai Shen Pjetri e Ai Shen Mhilli
E Po Flisnin Per i Hall Te Vjeter
Ai Shen Mhill Me Njat Shen Pjeter
Se Shqypnia U Rrudh e Vogel
Per Shqyptart Sa Nji Gogel
Lene T`shejt e Mos Ta Zgjasim
Zbresin N`toke Shqypnin e Masin
Moren T`shejt Nji Lamsh T`mashit
Nisen Matjen N`Preveze T`tashin
Mirpo Lamshi u Ka Mej
Porsa Mbrin T`shejtnit Ne Qafe Peje
Edhe Nejse Mos Me u Zgjat
Si Me Mat Shqypnin e Ngrat
Peni i Mashit Asht Mbaru
Vrik Kalon Dreqi Mallku
I kane Pre Kryet Lekuren i Kan Rru
E Me Ate Lesh Kan Ba Nji Dredhe T`Djallit
Qys Se u Mat Me Dredhe T`Djallit
Asnji PUn S`na Shkon Per S`marit
Sesa Nisim Nji Pune T`re
T`paret Qe e Prishim Jemi Ne
Troç Dy Fjale Kombit Mbare
Sy Me Sy Me Ja Than Deshta
Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptar
Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta