Bashkimi Europian për herë të parë do të mbajë një samit të nivelit të lartë në një kryeqytet të Ballkanit Perëndimor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti i këshillit të Ministrave të BE-së, Charles, Michel, i cili thekson se më 6 dhjetor krerët e qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së, por edhe të shteteve që janë inkuadruar në komunitetin politik të Europës, do të mblidhen në Tiranë.
Michel thekson se ky angazhim është dëshmi e prioritetit që Bashkimi Europian jep Ballkanit Perëndimor. BE dhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për njëri- tjetrin, thekson ai.
Në samit, do të jetë natyrisht edhe Presidenti i Francës Emanuel Macron, ç’ka përbën ardhjen për herë të parë i një kreu të shtetit francez në kryqytetin shqiptar.
https://twitter.com/CharlesMichel/status/1584236854575890433?