Shumë pak njerëz i janë përgjigjur Berishës për protestë për të politizuar rastin tragjik të Laer Kurtit. Numri i njerëzve që u janë përgjigjur thirrjes së egër të Sali Berishës për të protestuar për rastin tragjik të një qytetari, përdorues droge, sipas nënës së tij Fatmira Mustafa, që u vetvra me doza kokaine ndërsa ishte tentuar të ndalohej nga polici, është një tregues i qartë, se qytetarët nuk mund të manovrohen më.
Sot Berishës nuk i kanë shkuar pas as militantët e foltores. Nëse ka fakte e të dhëna mbi abuzimin e zyrtarëve në këtë rast të policisë, opozita merr nisma ligjore, apo edhe politike, por jo pa dalë qartësisht një raport hetimor apo folur një gjykatë.
Aktualisht të gjithë punonjësit e policisë që janë marrë me rastin, janë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve prej 72 orësh.