Kryeministri Edi Rama duke folur nga Elbasani e ka cilësuar inceneratorin e Elbasanit si një nga veprat më të mira që është bërë.
Ndryshe nga akuzat e Ilir Metës dhe Kryemadhit, Rama tha se inceneratori i Elbasanit është një impiant modern.
“Po shkon Edi Rama në vendin e krimit. Pse për Inceneratorët? Pse cili është krimi? Që hoqëm malin e plehrave, që në këtë orë pengonim që të shohim mirë atë diell. Dhe i dhamë Elbasanit mundësinë që mbetjet tim mbledhë dhe ti përpunojë në një impiant ultra modern.
Nuk ndihem se kam bërë një punë të keqe, pro përkundrazi mendoj se është një nga punët më të mira që kam bërë për Elbasani. Ka filluar punë dhe do të fillojë që të prodhojë energji. Ai impiant është bërë që të krijohet një kompanie publike të përbashkët të qarkut, për t’i mbledhur të gjitha mbetjet dhe është ide shumë e mirë që ta shfrytëzojë”.