Policia ka vijuar kontrollet në rrugë, për të parandaluar aksidentet nga shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve. Edhe mbrëmjen e së shtunës janë evidentuar raste ku drejtuesit e mjeteve lëvizin me shpejtësi që variojnë nga 164 km/orë deri në 170 km/orë.
Sipas Policisë së Shtetit, “Shpejtësi të tilla nuk mund të tolerohen pasi rruga nuk është pistë aerodromi”.
“Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne autostraden Tirane -Durres-Tirane. Jane evidentuar shpejtesi qe variojne nga 164 km/ore deri ne 170 km/ore. Shpejtesi te tilla nuk mund te tolerohen pasi rruga nuk eshte piste aerodromi.
Policia Rrugore e Tiranes konstaton me shqetesim se kryesisht ne fundjave shume drejtues mjetesh qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara pa asnje shkak ne rast nevoje por thjesht qarkullojne per qejf.
Policia Rrugore e Tiranes apelon per zbatim te rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por dhe nga kembesoret, me qellim rritjen e parametrave te sigurise se jetes ne rruge”, thuhet në njftimin e policisë