osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Koha juaj ka marrë fund”! Paralajmërimi i fortë Yuri Kim: I mbushët xhepat tuaj të miqve, të fëmijëve. Ndaluni!

Koha juaj ka marrë fund”! Paralajmërimi i fortë Yuri Kim: I mbushët xhepat tuaj të miqve, të fëmijëve. Ndaluni!

Dhe 30 vjetori i Gjykatës Kushtetuese u shfrytëzua për të folur edhe njëherë për të pandëshkueshmit në Shqipëri.

“Siç e themi shpesh, reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara dhe po fillon të japë rezultate reale. Ata që e kundërshtojnë këtë ecje përpara, ata që nuk do të donin rezultate të prekshme, po i dyfishojnë përpjekjet e tyre.

Ata do të donin ta tërhiqnin zvarrë Shqipërinë në të kaluarën, në një kohë kur gjyqtarët dhe prokurorët mund të bliheshin, apo kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët e zakonshëm shqiptarë nuk e besonin se mund të ekzistonte drejtësia në gjykatë, se ata mund të kishin pushtetin, paratë, apo lidhjet për të ndërtuar një jetë për veten e tyre në këtë vend, për veten dhe fëmijët e tyre. Prandaj, të gjithëve ju, juve që doni të zvarritni Shqipërinë prapa në të kaluarën, ta zvarritni atë me shkelma e ulërima, me njerëzit që vuajnë, juve them: Ndalni. Ndalni. Kohës tuaj i ka ardhur fundi”, tha Yuri Kim.

Nga nisja e reformës më të thellë në drejtësi, çka presin ndërkombëtarët ëahtë jo vetëm një gjyqtar dhe prokuror i pa korruptuar, por edhe i palëkundur.

“Koha e të bërit telefonata, e të dërguarit emisarë, e të dërguarit dhurata, e kërcënimeve për të zbuluar sekrete të errëta nga një e kaluar e shëmtuar, e premtimit të dhuratave, të cilat nëse pranoheshin, hidhnin bazat për një tjetër sekret të errët, për një tjetër të ardhme të errët.

Ajo kohë ka marrë fund. Ju i shijuat privilegjet tuaja, ju e shijuat imunitetin tuaj, i mbushët xhepat tuaj, i mbushët xhepat e fëmijëve tuaj, të miqve tuaj! Ndalni, ka marrë fund! Koha juaj ka marrë fund!”, u shpreh Yuri Kim.

Këtë të premte e dërguara e Washingtonit në Tiranë pritet të rikthehet sërish në godinën e qelqtë, aty ku kanë zyrat SPAK, BKH dhe gjyqtaret antikorrupsion.

Këtyre të fundit pritet tu japë mesazhin e radhës. Fakt është që dhjetë ditët e fundit ambasadorja amerikane ka qenë e drejtpërdrejtë për kërcënuesit, shantazhuesit e drejtësisë nga njëra anë dhe njerëzit e drejtësisë që nuk duhet të stepen.

Por se cili është identiteti i të dyja palëve mbetet e paqartë. E qartë është se zonja e diplomacisë duket se po flet për ngjarje që janë në zhvillim e sipër.