osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykata Kushtetuese drejt shpartallimit, Bashkim Dedja dhe Gani Dizdari gati të bien në rrjetën e vetingut, zbardhet pasuria e 2 gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese drejt shpartallimit, Bashkim Dedja dhe Gani Dizdari gati të bien në rrjetën e vetingut, zbardhet pasuria e 2 gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese rrezikon të mbetet me zero anëtarë. Rezultatet e pra të vetingut i kanë dhënë një goditje të fortë gjykatës më të rëndësishme në vend, e cila momentalisht ka mbetur me dy anëtarë. Kryetari Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari, janë emrat që nuk i janë nënshtruar vetingut, ndërkohë që e vetmja që i mbijetoi rivlerësimit është Vitore Tusha, por asaj i ka mbarur mandati.

Gjykata Kushtetuese para se të niste vetingu mbeti me 6 anëtarë, por dy muajt e fundit mjaft emra nuk e kaluan vetingun dhe sollën probleme. Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga detyra, ndërsa anëtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha ngelën në proces. Por gazeta ka mësuar se është mbyllur procesi i verifikimit dhe për dy anëtarët Bashkim Dedja dhe Gani Dizdari dhe javën që vjen do të përcaktohen data se kur do të mbahen seancat dëgjimore me ta.

Një burim i sigurt i gazetës pranë KPK tha se të dy emrat rrezikojnë që të mos e kalojnë procesin e vetingut, pasi janë gjetur probleme me pasurinë. Si Dedja ashtu dhe Dizdari në pamje të parë rezultojnë si gjyqtarët më të varfër jo në Kushtetuese, por në të gjithë Shqipërinë. Në deklaratat e viteve të fundit ata kanë deklaruar pranë ILDKP të ardhura vetëm nga pagat e tyre dhe të familjarëve dhe asgjë tjetër. Por pikërisht kjo gjë ka ngjallur dyshime pranë ILDKP fillimisht dhe më pas pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi ekziston rreziku i mosdeklarimit të sakët të të ardhurve.

Megjithatë rezultat do të dalin në ditët në vijim, por gazeta ka mësuar se nga të dhënat e deritanishme të dy emrat rezultojnë me probleme, ndërkohë që shumë shpejt 3 anëtarët e KPK do të mblidhen dhe do të marrin vendim nëse ata e kalojnë procesin. Nëse Dizdari dhe Dedja nuk e kalojnë vetingun, atëherë Gjykata Kushtetuese deri më tani do rezultojë si institucioni më i korruptuar, pasi e vetmja që mbijetoi është Vitore Tusha, por ajo nuk do jetë më anëtare sepse i mbaroi mandati.

Pasuritë e gjyqtarëve
Gazeta ka bërë një bilanc të pasurive të dy gjyqtarëve Gani Dizdari dhe Bashkim Dedja dhe të dy deklarojnë të të ardhur të pakta. Te Dedja ajo që të bën përshtypje është se ai ka marrë një kredi prej 168 milionë lekësh të vjetra, ndërsa të ardhura deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes. Ndërsa Dizdari deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes e vajzës. Dizdari në vitin 2014 ka deklaruar se bashkëshortja ka kursyer rreth 14 milionë lekë të vjetra nga paga si arsimtare nga viti 1997 – 2012; nga puna përkohësisht në INSTAT, qarku i Kukësit dhe kontribut nga vëllezërit.

Ngërçi në Kushtetuese
Gjykata Kushtetues ndodhet sot në kolaps që pasi nisi procesi i vetingut. Mungesa e organeve të reja të drejtësisë ka krijuar probleme në emërimin e anëtarëve të rinj. Sipas ligjit, 9 anëtarët e Kushtetueses zgjidhen 3 nga Presidenti, 3 nga Parlamenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Por pasi hapin garën dhe hartojnë listët me të interesuarit, të tre institucionet duhet t’i çojnë listat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili zgjedh 3 emrat më të mirë në secilën listë. Gjykata e Lartë, Presidenca dhe Kuvendi zgjedhin nga një emër mes të treve, raporton gazeta Sot. Momentalisht KED i ka anëtarët, por nuk funksionon për arsye se anëtarët nuk i janë nënshtruar vetingut. kjo do të thotë se derisa anëtarët e saj të kalojnë vetingun, nuk do të ketë Gjykatë Kushtetuese.