osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulohet dokumenti, ja si anëtarët e KLD refuzuan shkarkimin e gjyqtarëve dhe justifikuan votat

Zbulohet dokumenti, ja si anëtarët e KLD refuzuan shkarkimin e gjyqtarëve dhe justifikuan votat

Zbardhen emrat e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që pak ditë më parë rrëzuan kërkesën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe iu dolën në mbrojtje gjyqtarëve të përfshirë në afera. Gazeta ka arritur të sigurojë procesverbalin e mbledhjes së datës 7 maj 2018, ku ndër të tjera janë shqyrtuar edhe kërkesat e Gjonajt për shkarkimin e gjyqtarëve Petraq Çuri, Ergys Selmani dhe Ken Dhima.

Sipas ministres, këta gjyqtarë rezultojnë me shkelje të rënda, mirëpo 7 anëtarë të KLD vendosën rreth 2 javë më parë t’u dilnin në mbrojtje. Nga 9 anëtarë që KLD ka në total, vetëm kryetari i KLD, Ilir Meta ka votuar pro për të gjitha kërkesat e bëra nga Etilda Gjonaj.

Ndërsa anëtarë të tjerë si: Gjin Gjoni, Brunilda Kadi, Petrit Çomo, Ridvan Hado dhe Neritan Cena kanë votuar kundër për çdo kërkesë të ministres së Drejtësisë. Ata refuzuan shkarkimin e gjyqtarëve Laurent Fuçia, Petraq Çuri, Ergys Selmani dhe Ken Dhima. Kurse anëtarët e tjerë, Vangjel Kosta dhe Gerd Hoxha nuk kishin një qëndrim të njëjtë për të gjitha kërkesat. Vangjel Kosta votoi kundër vetëm për shkarkimin e Laurent Fuçia, ndërsa Gerd Hoxha dha votën e tij pro vetëm për shkarkimin e gjyqtarit Ergys Selmani. Duhet sqaruar fakti se Gerd Hoxha nuk mori pjesë në votimin për Laurent Fuçia sepse kishte një konflikt interesi. Ndërsa vetë ministrja Etilda Gjonaj nuk mori pjesë në asnjë votim sepse ishte ajo që i bëri kërkesat për shkarkim.

Justifikimet e anëtarëve
Anëtarët e KLD kanë dhënë edhe argumentet e tyre për votat kundër kërkesave të ministres Gjonaj. Për gjyqtarin Petraq Çuri Gjonaj kërkoi shkarkim sepse nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktim mase sigurie “Arrest në burg” me qëllim ekstradimi. Gjatë diskutimit për këtë pikë ndërhyri anëtari Neritan Cena, i cili i doli në mbrojtje gjyqtarit. “Gjyqtari po thotë që kam refuzuar të jap masën e arrestit sepse më është paraqitur si pretendim fakti që ky është dënuar për tjetër vepër penale nga autoritetet shqiptare.

Dhe një nga rastet kur refuzohet ekstradimi është pikërisht kur në qoftë se shtetasi shqiptar është dënuar për tjetër vepër penale në Republikën e Shqipërisë, pra që të përjashtohet ideja që mos të vuaj dy herë për të njëjtën vepër penale. Se çfarë kuptimi ka pastaj”, tha ai. Ndërsa anëtarja tjetër, Brunilda Kadi u shpreh se është kundër shkarkimit të Petraq Çurit sepse kjo lidhet me kompetencat e KLD.

Ndërsa Gjin Gjoni refuzoi shkarkimin e gjyqtarit Ken Dhima, i cili ka arsyetuar me vonesë vendimet gjyqësore. “Po t’i marrësh sot gjyqtarët e Gjykatave Administrative, jo vetëm zoti Ken Dhima, janë tej afateve që parashikon ligji, për shkak të ngarkesës. Të themi të drejtën, të bësh 1033 çështje brenda 1 viti, është një ngarkesë e cila është e papërballueshme”, tha ai. Edhe Gerd Hoxha vendosi ta mbrojë gjyqtarin Ken Dhima. “Përveç edhe vonesës, çfarë pasoja janë shkaktuar? Sepse ligji thotë, shkaktohen vonesa që sjellin pasoja të rënda në të drejtat e shtetasve apo të shtetasit, raporton gazeta Sot Eci me prezumimin e pafajësisë. Në kushtet kur nuk mu bë e mundur një lloj studimi krahasimor lidhur me ngarkesën e punës së gjyqtarëve dhe sa është mundësia objektive që mund të gjykojë një njeri, unë atëherë votoj kundër”, tha Gerd Hoxha.