Real Madridi ka arritur të fitojë trofeun e Ligës së Kampioneve mbrëmjen e sotme përballë Liverpool, në ndeshjen finale zhvilluar në Kiev.
Megjithatë lajme jo të mira vijnë për sulmuesin kryesor të Liverpool.
BBC ka raportuar gjatë mbrëmjes së sotme se egjiptiani Mohamed Salah mund të humbasë Botërorin që do të zhvillohet pas disa javësh në Rusi.
Sipas mediumit të njohur britanik, Salah e ka nxjerrë krahun dhe kjo është diagnoza e parë që e ka dhënë mjeku i Liverpoolit.
Salah u detyrua që të lërë finalen në mënyrë të parakohshme pas ndërhyrjes së ashpër nga kapiteni madrilen, Sergio Ramos.
Më poshtë keni momentin e ndërhyrjes./a.k/noa.al/