osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berberi i Ballukut kapet duke vjedhur me Valter Begajn dhe Brunilda Bulin, i jep tendera vetes së tij, SPAK ende në ‘gjumë’

Berberi i Ballukut kapet duke vjedhur me Valter Begajn dhe Brunilda Bulin, i jep tendera vetes së tij, SPAK ende në ‘gjumë’

Përmes një investigimi te muajit korrik, Vox News denoncoi se si drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi i jepte tendera…vetvetes.

Tenderat u jepeshin kompanive ku Berberi ka qenë pronar, ose aksioner të cilat de jure i ka shitur, por de fakto i kontrollon përmes personave të tjerë.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga ky denoncim, nga ana e SPAK nuk ka asnjë lëvizje.

Prokuroria e Posaçme ka heshtur deri më tani, duke mbyllur sytë për një rast flagrant shpërdorimi me detyrën.

Por çfarë denoncuam 3 muaj më parë? Evis Berberi u emërua Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar në qershor të 2021. Para se të merrte këtë post ai ka qenë këshilltar në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës. Si këshilltar u emërua në shkurt të 2019-s, kohë kur shet të gjitha aksionet e një kompanie private që kishte blerë në 2018-n.

Kompania me emër tregtar “B – VAAL ENG – 10” dhe numër NIPT L72205042F rezulton, sipas të dhënave të dorëzuara në QKB e themeluar nga Valter Begaj më 4 tetor të 2017-s. Objekti i saj është fusha e ndërtimit, studimi dhe projektimi i veprave inxhinierike, si dhe supervizionimi i tyre. 11 muaj nga themelimi, më 14 shtator të 2018-s, Begaj ja shet të gjithë kompaninë Evis Berberit për 100 mijë lek.

Një muaj pasi e bleu, Berberi i ndryshon emrin dhe nga “B – VAAL ENG – 10” kompania bëhet “DAAM”. Më 18 shkurt 2019, kohë kur Evis Berberi emërohet këshilltar pranë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës e shet kompaninë po për 100 mijë lek te shtetasja Brunilda Buli.

Vlera e njëjtë e shitjes-blerjeve të kompanisë nga Begaj te Berberi dhe më pas të Buli sugjeron se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangë konfliktin e interesit.

Për më tepër, lidhja me drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi me Valter Begajn nuk del vetëm te transaksioni i shitje-blerjes së kompanisë “B – VAAL ENG – 10”, që më vonë iu ndryshua emri në “DAAM”. Nga shtatori 2018-të, kur Berberi bleu kompaninë e Begajt, ai ka punuar në të njëjtën zyrë me të.

Nga të dhënat e QKB-së, veç kompanisë “B-VAAL ENG-10”, Valter Begaj rezulton themelues dhe ende pronar i kompanisë tjetër “B-VAAL ENGINEERING”. Këtë kompani ai e ka themeluar më 28 gusht të 2017-s, tre muaj para se të themelonte kompaninë që më vonë bleu Evis Berberi.

Ashtu si “B-VAAL ENG-10”, që ndryshoi emrin në “DAAM”, edhe B-VAAL ENGINEERING” e ndryshon emrin duke u bërë “NET-Group”. Objekti i të dyja kompanive mbetet i njëjtë, ai i studimit, projektimit dhe supervizimit të veprave inxhinierike.

Veç objektit, dy kompanitë rezultojnë me të njëjtën adresë identike. Ato janë të regjistruara, sipas ekstrakteve përkatëse të QKB-së në Rrugën “Haxhi Dalliu, Hyrja 1, Apartamenti 0”, Tiranë.

Kompania “NET-Group” e Valter Begajt, tre muaj pasi Evis Berberi u zgjodh drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, pra në gusht të 2021 fiton një tender me vlerë rreth 175 mln lek me TVSh për mbikëqyrjen e punimeve në Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Veç kësaj, nga të dhënat e publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, kompania rezulton fituese edhe për mbikëqyrjen e tre projekteve në Bashkinë e Durrësit me një vlerë totale rreth 10 mln lek. / Vox News