osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shënime pas darkës së cunguar në Strasburg

Shënime pas darkës së cunguar në Strasburg

Nga Frrok Çupi

Do të ishte jo fort komode të shkruash për një ‘shkrim’ të tjetrit, që sapo është lëshuar në gjithë rrjetin e botës. Po i them ‘shkrim’ fjalimit të Edi Ramës, mbajtur në Këshillin e Evropës në Strasburg dje në mesditë. Dhe prapë po them se nuk do ta kisha të lehtë të komentoja një fjalim, qoftë edhe pse ky i Edi Ramës në zemër të Europës ishte më i spikaturi dhe më i dobishmi për kombin tonë dhe për të drejtën ‘e vogël’.

Por më zgjidhi punë ajo darka e cunguar nga disa anëtarë të Këshillit, që mbajnë edhe akronimin ‘PPE’. Kjo ma thjeshtoi punën teknike të të shkruarit të dy a tre mendimeve të mija. Në fakt më ndihmoi një paralele me një ‘darkë’ tjetër udhëtari të treguar nga At Gjergj Fishta. Edhe ai i ishte drejtuar Amerikës po për ‘punë kombëtare’, në Kombet e Bashkuara. Në një moment kur anija po kalonte nëpër Atlantik, At Fishta e gjeti veten para një ‘thellimi t’frigueshëm’ “Na në Shqypni s’mund të kemi as kuptimin e një thellimit m’det- i shkruante ai mikut të tij, Justin Rrota- Njëherë qiella u vrå e erdh u mbërthye krejt me të zeza, si plumi”

Qysh kur u nis nga Londra, pengesën e parë e gjeti te ‘dreka’. Fishta tregon se si kamerierët vinin e shkonin…, po prapë pa marrë porosi, nëse nuk flisje anglisht. Mbeti më shumë se një ditë pa ngrënë, derisa mori hartën e u tregoi ku ishte vendi i tij, Shqipëria.

“A e din si më thirrshin inglizt në mes të udhëtarëve?… “Mister Feshta, Mister Pi! Xha Fajshta!”, i shkruan poeti mikut të afërt.

Puna e darkës së mohuar nga disa anëtarë të Këshillit të Evropës në Strasburg, mbrëmë, është gjëja më normale; sikur të mos kishte ndodhur- kjo do të ishte shqetësuese. Jo për ndonjë trimëri apo ‘heroizëm’, por për gjënë më të natyrshme. Edi Rama u kishte ‘plasur’ të vërtetën para syve disa ‘gjykatësve’ që kishin vendosure mbrapsht për kombin shqiptar. Mes tyre ishte edhe Dick Marty, i studiuar si kriminalist dhe si mjek ligjor- të dyja shkolla që të shtyjnë në fantazinë alias ‘Armagedonne’, që e solli në kujtesë edhe presidenti Biden. Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk e përdori krahasimin enkas për ‘kombin shqiptar’, por për një rrezik që po i kanoset kombeve dhe individëve, me të cilën dikush bën një film ‘horror’ dhe ia injekton botës, deri në sferat e larta të vendimmarrjes politike. Rusia është një nga rreziqet e mëdha ku luhet ‘ky film’ biblik, siç edhe ka ndodhur me trillin ‘Dick Marty’ në bashkëpunim me Kremlinin kundër kombit shqiptar.

Por mungesa në ‘darkën e cënuar’ ishte gjëja më normale; ndryshe nuk mund të thuash se dikush ndjeu diçka… Ma solli në mendje darka e Fishtës, ku kamerieri erdhi, vuri gishtin mbi hartën e Shqipërisë dhe e fyu Padren në fytyrë: ‘Ky është vendi yt? Kaq i vogël… Prrr!’, bëri me buzë dhe iku.

Por puna e rëndësishme është çfarë mbeti pas darkës. Në ‘etydin’ tim ka mbetur ‘Armagedonne’, filmi që sjell përleshjen mes të keqes dhe të mirës në botë dhe që e merr spunton nga thellësitë e historisë. Kjo është e frikshme, nëse nuk do të përqendrohet fokusi real mbi trajektoret e të keqes e të mirës që përshkon hapësirat nga Rusia në Amerikë, nga Pekini në New Delhi, nga Strasburgu në Tiranë e Prishtinë… Si me anijen e Fishtës.., oqeani ishte ai që përshkruhet si për ‘jetë a vdekje’, jo darka e munguar.

(Hej, si erdhi fjala e shkrova ‘anija e Fishtës’. Ku kishte Fishta anije!? Ky formulim në gjuhën shqipe gati shkaktoi ‘tërmet’ në darkën e Strasburgut. Edi Rama iu drejtua deputetes ‘zonja e Greqisë’ dhe ajo u zemërua e nuk erdhi në darkë. Po ne shqiptarët edhe Aleksandrit të Madh i thërrasim ‘i Maqedonisë’, apo ‘Homeri i Greqisë’, apo ‘Ismaili i Shqipnisë’).

Sidoqoftë, secili ka prirjen të shikojë ‘pas darkën’.

Ajo që mbeti për udhëheqësit e Evropës, ishte tregimi për një punë të turpshme e kryer kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër dinjitetit të kombit shqiptar. Fajtori më i vogël në këtë mes është Dick Martuy…, në fund të fundit ai ka të drejtën që të priret drejt krijimit të një trilli ose drejt një fantazie të pa- fre. Ai krijoji edhe trillin se po e vriste Beogradi. Mirë ai, po ku është zoti i madh ‘Evropi’?

Me siguri që kjo do të korrigjohet; do të korrigjohet sepse do të ‘punohet’ mbi Kosovën dhe mbi Ukrainën. Ukraina është shfaqur si e dërguar prej Zotit me qëllim që të korrigjohen ‘paudhësitë’ dhe aventurat mbi kombet e mbi individët. Sikur të kishte ndodhur që ‘pa Ukrainën’, Rusia, Kina dhe Irani të kishin goditur me ‘kokë dash’ për të thyer rendin botëror, atëherë do të ishte çështja e varur në direkun e anijes në Atlantik.

Si do të ndryshonte rendi botëror? Thjesht, si në rastin e UÇK dhe të Shtëpisë së Verdhë në Mat. Atëherë filmi i Dick Marty-t dhe Del Pontes do të quhej ‘parashikimi bibik Armagedonne’; dhe e keqja do të mposhtte të mirën në botë. Viktima do të dënohej sa herë drejtësia do të kalonte aty pranë.

Në fjalimin e Edi Ramës mbajtur në Strasburg, të them të drejtën, pashë edhe mijëra viktima të drejtësisë shqiptare. A do të vijë, vallë, edhe këtu vala që viktima të mos dënohet prapë nga xhelati? Këtë s’e them dot.