Hillary Clinton dhe Bill Clinton festuan dje 47-vjetorin e martesës së tyre.
Ishte vetë ish-sekretarja e shtetit, Hillary Cilnton, ajo e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” uroi bashkëshortin e saj në këtë përvjetor.
“47 vjet! Gëzuar përvjetorin, Bill”, ka shkruar ajo.
Mirëpo, si duket ky urim i ish-sekretares nuk i ka pëlqyer aspak deputetit demokrat, Edmond Spahos, i cili krah lajmit të përvjetorit të çiftit Clinton ka shkruar: Hipokritë!
Nuk e dimë pse është revoltuar profesor Mondi!