Një befasi e madhe ka ardhur në Champions League. Maccabi Haifa ka arritur të fitojë ndaj Juventusit me shifrat 2-0. Të dy golat erdhën nga Omer Atzili në pjesën e parë. Tashmë bardhezinjtë janë me një këmbë jashtë Champions League.
PSG dhe Benfika ndajnë dy vendet e para me 7 pikë, ndërsa Juventus dhe Maccabi kanë marrë vetëm 3 pikë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar se dy ekipet e tjera
Juventusi ka humbur në Izrael me shifrat 2-0. Makabi Haifa ka befasuar italianët, që me këtë rezultat rrezikojnë edhe eliminimin nga Champions-i. Arbitri ka luajtur një faktor të rëndësishëm në këtë takim, teksa në minutën e 67 vendos të mos akordojë penallti për “zonjën e vjetër”.
Mbrojtësi i skuadrës izraelite vjen me vrull në zonë dhe plas përtokë Kuadradon, por për gjyqtarin ndërhyrja është krejtësisht e rregullt. Juventusi ndihet i vjedhur nga ky episod, që ndoshta mund të sillte një rrjedhë tjetër të ndeshjes.