osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Skandal! Si po pajisen parukieret shqiptare me licenca botoksi nga “akademi” instagrami?! Në skenë ‘diplomatja’ e Xhaçkës që hiqet si mjeke

Skandal!  Si po pajisen parukieret shqiptare me licenca botoksi nga “akademi” instagrami?! Në skenë ‘diplomatja’ e Xhaçkës që hiqet si mjeke

Deri më tani kemi parë shkolla pa licenca, universitete të paakredituara, kopshte të pa kontrolluara, por çudia më e madhe që po ndodh së fundmi, janë “akademitë” e krijuara nga instagrami.

E tillë është edhe Accademia Medicina Estetica, në faqe instagrami e regjistruar si “accademia_estetic” që mashtron mjekët shqiptarë duke u ofruar certifikata për aplikimin e botoksit, të panjohura dhe të palicencuara nga instancat shtetërore.

Kjo “akademi” instagrami, pa zyra e pa adresë, e menaxhuar nga Ada Shanaj, juriste në Ministrinë e Jashtme, që hiqet si mjeke, që blen dhe përdor pa autorizim materiale mjekësore duke vënë në rrezik jetën e pacientëve, nuk ka asnjë licencë të autorizuar nga instancat shtetërore për lëshimin e certifikatave në aplikimin e botoksit, fillerave, apo ndërhyrjeve të tjera kirurgjikale.

Mjekët italianë që Ada Shanaj rekruton nëpër biseda kafenesh, i zhvillojnë këto trajnime në salla hotelesh, të pa kontrolluar për kushtet e sterilitetit apo sigurisë, duke vënë në rrezik jetët e atyre që u nënështrohen procedurave.

Akoma dhe më keq, ata që pajisen me certifikata për kryerjen e procedurave mjekësore janë edhe parukierë, estetistë vetullash dhe thonjsh.

Kush i kontrollon këta mjekë italianë që vijnë në Shqipëri dhe firmosin e japin certifikata vetëm me dy orë trajnim, duke u dhënë mundësinë parukiereve, estetisteve, mjekëve, të marrin në qafë klientët në aplikimin e ndërhyrjeve mjekësore estetike?

A paguajnë taksa këta trajnues?

Kush i njeh këto certifikata instagrami, si lëshohen këto certifikata pa asnjë licencë, akreditim apo kualifikim nga instancat shtetërore, duke filluar që nga Ministria e Shëndetësisë e deri tek Ministria e Arsimit?

Në QKB biznesi nuk ka asnjë licencë aktive, pra, të gjitha veprimtaritë e tij janë në shkelje të plotë me legjislacionin në fuqi, duke vendosur në rrezik jetën e atyre që bien pre e mashtrimeve për të kryer ndërhyrje të tilla. / Infront