osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

7 vjet që është ndarë nga jeta aktori korçar Marko Bitraku. Nderim dhe respekt për figurën e tij!

7 vjet që është ndarë nga jeta aktori korçar Marko Bitraku. Nderim dhe respekt për figurën e tij!

Marko Bitraku (1951-2015). Aktor. Lindi në Lavdar të Oparit, në rrethin e Korçës, më 15 janar. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1972 dhe nisi punë si aktor në Teatrin “A. Z. Çajupi” të Korçës, deri në vitin 2004, kur shkoi në Tiranë.

Ka interpretuar mbi 80 role, më së shumti tipa e karaktere, që janë shoqëruar përherë nga drita dhe vesku i humorit, prej nga vihen re me lehtësi, gjithashtu, nënshtresat e ironisë e të sarkazmës. Ishte organik në veprim, i atypëratyshëm, i hollë, konkret, me inprovizime të këndshme.

E folura e tij ishte karakteristike, disi e përshpejtuar, por me mbarsje komike; po ashtu mimike. Spikati me rolin e Stasit në komedinë “Një nuse për Stasin” të Teodor Laços (1982), përmes të cilit krijoi tipin e beqarit të moshuar, me kompleksin e fortë të ndrojtjes prej rënies së flokëve. Më vonë jetësoi me hijeshi rolin e Dules në dramën
“Djemtë e Bato Gorës” të Ruzhdi Pulahës.

Përgjithësisht ruajti modelin e vet, si aktor me qasje komike, me një veprim të shpenguar e mimikë shprehëse, i natyrshëm, burlesk, çka u vërejt në shumë figura të krijuara prej tij në shfaqjet e teatrit të Korçës, si: “Mësuesi i letërsisë” (Fatosi), “Maro Mokra” (Nasho), apo “Qyteti i akuzuar”, “Shoqja nga fshati”, “Me grykën e pushkës” etj.

Në vitin 1992, interpretoi pacientin te dramatizimi i novelës “Odin Modvalsen” të K. Trebeshina, kurse në vitin 2000 i dha një formë të këndshme, përplot detaje e hollësi komike, së Vasilit te komedia “Zgjohu Vasil” të Dh. Psathait. Me rolin e deputetit ne komedine O deputet o genjeshtar te Dh. Psathait (2002), mbërriti në një nga realizimet më të mira të tij.

Ai paraqiti tipin e politikanit të korruptuar, duke bërë kujdes që tallja me premtimet boshe si dhe vetë mekanizmin e fushave elektorale, të cilat prodhonin mashtrime dhe fiktivitet politik, të vinte në mënyrë të hishme, brenda konotacioneve aktoriale që përftoheshin nga satira e mprehtë e vetë tekstit. Më 2007, interpretoi me finesë Bartolon te komedia “Berberi i Seviljes” e Bomarshesë, duke mësuar paraqitjen e një njeriu të zymtë e të frikshëm , por pragmatist, me një identitet plastiko-ritmik të qartë.

M. Bitraku ka luajtur edhe në 12 filma, në të cilët ka rënë në sy për vërtetësinë dhe mëvetësinë e figurave të krijuara, sido që role të dyta apo me pak fjalë. Nder ta: kryexhandari te “Mësonjëtorja” (1979), fshatari te “Kush vdes në këmbë” (1984) , Rushka te “Njerëz në rrymë” (1989), mësuesi i gjeografisë te “Sloganet” (Parrullat 2002), “Samiu tek “I dashur armik” (2004), Myslymi tek “Mao Ce Dun” (2007), Zyrtari te seriali televiziv “Dhimbjet e dashurisë” (2008). Herë pas here është aktivizuar në emisione e rubrika humoristike në televizione të ndryshme. Ndahet nga jeta më 8 tetor 2015.