rajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja njihet për reagimet dhe deklaratat e tij të forta.
Këtë herë ai ka folur për Radion Kiss Kiss në Itali, duke i hedhur dhe më shumë “benzinë” zjarrit që është ndezur pas rezultateve të njëpasnjëshme negative, në stolin e kombëtares sonë.
Reja ka përjashtur një të ardhme të Armando Brojës në Seria A me Napolin, duke e quajtur lojtarin shumë individualist.
“Rreth Brojës? Nuk e shoh nga Napoli, është shumë individualist, më duket si Osimhen”, tha Reja për Kiss Kiss.
Kujtojmë se muaj më parë Reja dhe Broja patën mosmarrëveshje lidhur me aktivizimin në Kombëtare.
Nga ana tjetër, mediet në Itali e kanë lidhur të ardhmen e Brojës me një kalim në Serie A sezonin që vjen. Aktualisht 21 vjeçari ka kontratë deri në 2028 me Chelsea, duke marrë minuta këtë sezon me Blutë.