Ilir Meta është ndaluar të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane që mbahet në Berlin në mesin ee këtij muaji.
Gazeta TemA mëson se Meta është njoftuar me anë të një emaili në mënyrë zyrtare, se nuk mund të marrë pjesë në kongres. Siç mësoheet, kjo ka ndodhur për shkak të aleancës së tij me Sali Berishën, meqë ky i fundit është shpallur Non Grata nga SHBA dhe Beritania e Madhe.
Burime pranë Partisë së Lirisë, bëjnë me dije se Meta kishte planifikuar udhëtimin në Berlin, por sot ka mbërritur me email njoftimi i anulimit të ftesës.
Gazeta TemA ka arritur të sigurojë një foto të emailit të mbërritur zyrtarisht në adresën zyrtare të marrëdhënieve me jashtë të ish-LSI.
Ky është një qëndrim i qartë se PSE ka shpallur non grata Ilir Metën, e së shpejti një vendim i ngjashëm pritet ta marrë dhe Partia Popullore Europiane për Sali Berishën.