osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Mbi gënjeshtrën e Halim avokatit….“Strasburgu” rrëzoi vetingun! E vërteta mbi vendimin e ndryshua për prokurorin Cani

Mbi gënjeshtrën  e Halim avokatit….“Strasburgu” rrëzoi vetingun! E vërteta mbi vendimin e ndryshua për prokurorin Cani

Gjatë ditës së sotme përfaqësues të Partisë Demokratike nxituan të deklaronin se Gjykata e Strasburgut kishte rrëzuar procesin e vetingut, duke iu referuar vendimit të GJEDNJ mbi çështjen e prokurorit Besnik Cani.Thënë ndryshe, të gjithë ata që disa vite më parë e votuan pa dëshirë vetingun dhe reformën në drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë, tentuan sërish sot ta zhbëjnë këtë proces.

Por në fakt, e vërteta është se Gjykata e Strasburgut nuk ka rrëzuar procesin e vetingut dhe as ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e tij si proces. Për ta kuptuar këtë mjafton t’i referohemi rastit të veçantë të prokurorit Besnik Cani, për të cilin ka folur Gjykata. Prokurori Besnik Cani u shkarkua nga detyra marsin e vitit 2020 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ai iu drejtua GjEDNJ me pretendimin se pjesë e trupës gjykuese ndaj tij ishte Luan Daci, i cili më vonë u dënua se kishte falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e vettingut.

Pas kësaj, ‘Strasburgu’ ka vendosur që t’i japë mundësinë prokurorit të shkarkuar, t’i drejtohet sërish Kolegjit të Apelimit për t’i trajtuar çështjen, duke theksuar se Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ishte caktuar sipas ligjit, pasi gjyqtari Luan Daci nuk duhet të ishte pjesë e trupës gjyqësore sepse nuk plotësonte kriteret.

Për më tepër GJEDNJ nuk i ka pranuar kërkesat e tjera për kthimin në detyrë të menjëhershëm të prokurorit, çka nëse do të ndodhte, do të cënonte edhe vendime të tjera të Kolegjit dhe as nuk i ka pranuar shpërblimin monetar që ai pati kërkuar.

Në këto rrethana, për sa kohë nuk ka kthim në detyrë të prokurorit, por vetëm ritrajtim të çështjes, vendimi i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, nuk vë në diskutim themelin e vetingut, por vetëm ndihmon në mirëfunksionimin e proceseve të reformës në drejtësi. /Nga Endri Kajsiu/